PE miraton raportin për Kosovën, mbështet liberalizimin e vizave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PE miraton raportin për Kosovën, mbështet liberalizimin e vizave

16:23 | 25/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për katër shtete të Ballkanit Perëndimor. Gjatë ditës së enjte është diskutuar për raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Para se të votohej për to u zhvillua një debat në seancë plenare. Më herët, më 23 shkurt, të njëjtat raporte ishin miratuar në Komisionin e politikës së jashtme.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë në paraqitjen e saj se ky raport shënon edhe sukseset e arritura në Kosovë dhe sfidat e problemet me të cilat Kosova po përballet.

Ajo u është falënderuar kolegëve nga të gjitha grupet e Parlamentit Evropian për mbështetjen e këtij raporti.

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

“Parlamenti Evropian mbetet i bashkuar fuqishëm krah popullit të Kosovës. Ata janë me shumicë të madhe në favor të BE-së. Në fakt, asnjë popull në rajon nuk shpreh më shumë mbështetje për BE-në sesa populli i Kosovës. Por kjo nuk është diçka që duhet të kuptohet nga ne si e garantuar dhe ne duhet po ashtu të përmbushim obligimet dhe premtimet tona, sidomos për liberalizimin e vizave”, ka thënë raportuesja për Kosovën.

Ajo ka shtuar se “ndan frustrimin me qytetarët e Kosovës për mungesën e liberalizimit të vizave” dhe ka bërë ftesë për vendet anëtare të BE-së që në Këshill të marrin më në fund vendimin për heqjen e vizave për Kosovën.

Duke folur në emër të Presidencës Potugeze të BE-së Ana Paula Zacarias, sekretare shteti për çëstje evropiane, ka thënë se “Portugalia njeh rëndësinë që liberalizimi i vizave ka për qytetarët e Kosovës dhe do të vazhdoj të merret me këtë çështje”.

Von Cramon ka bërë ftesë për BE-në që të ndihmoj sa më shpejt në furnizimin më të madh me vaksina për Kosovën.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit kundër COVID-19, dhe nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se kur mund të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave në Kosovë.

Von Cramon ka bërë thirrje që fondet nga IPA të përdoren më shumë në ruajtjen e mjedisit jo vetëm për qytetarët e Kosovës por për tërë Evropën.

“Raporti ynë inkurajon Kosovën të bëj më shumë përpjekje në çështjet e brendshme nga edukimi dhe shëndetësia e deri tek reformat e tjera. “Uroj Kryeministrin Kurti dhe i uroj sukses në përballje me sfidat e mëdha”, ka thënë ajo. Sipas saj, për t’i tejkaluar problemet politike, është e nevojshme një qartësi dhe duhet të zgjidhet presidenti i vendit sa më parë.

Von Cramon ka thënë se Kosova duhet të mbetet e përkushtuar për dialog dhe të mos largohet nga dialogu. Njohja e ndërsjellë mbetet kusht për Serbinë dhe Kosovën për tu anëtarësuar në BE”.

“Të pyetesh se çfarë fiton Kosova nga dialogu është qasje e gabuar. Më shumë duhet menduar se çfarë humbet nëse largohemi nga dialogu. Largimi nga dialogu nuk është opsion as për Serbinë” ka thënë ajo. Sipas saj, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “mundet dhe duhet të shfrytëzoj shumicën që ka ne Kuvend për të arritur marrëveshje me Kosovën në dialog”.

Ajo ka thënë se në Serbi duhet të evitohet edhe keqpërdorimi i pushtetit, sidomos sulmet ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Raporti për Kosovën bën ftesë edhe një herë për shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë.

Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi Oliver Varhely, ka folur për punën që po bën BE-ja për të ndihmuar vendet e rajonit në furnizimin me vaksina. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se një sasi vaksinash do të sigurohet për këto vende edhe duke ua shitur sërish nga sasia e siguruar për vendet anëtare të BE-së. Tutje ai ka rikujtuar se si BE-ja ka ndarë 70 milion euro shtesë vëtëm për të ndihmuar sigurimin e vaksinave për vendet e rajonit.

Duke folur për Kosovën, Komisioneri i BE-së po ashtu përmendi nevojën për qartësi politike si dhe zgjedhjen e presidentit.

Edhe ai ka thënë se pret fokusim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që ai të afrohet drejt përmbylljes së suksesshme. Këtë e ka thënë kur ka folur edhe për Serbinë dhe Kosovën.

Në fund të debatit Komisioneri Vayrhely ka shtuar se “rajoni ka dëshmuar përkushtimin për BE-në dhe se tash BE-ja e ka radhën që të përmbushë po ashtu premtimet”.

Raportet e Parlamentit Evropian nuk kanë fuqi obliguese për shtetet anëtare të BE-së por janë një mesazh politik.

Në raportet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kërkohet që sa më parë BE-ja të nisë me këto dy shtete negociatat për anëtarësim.

Etiketa: BEKosovaliberalizimi i vizaveMiraton raportin

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet 45-vjeçari nga Kurbini

Pak para nisjes së fushatës, rrethohet me barriera e makina policie Sheshi “Skënderbej”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com