Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet uron fituesin e garës për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama.
Në një deklaratë për mediat, PDIU shprehet se fitorja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane është një fitore për Dibrën dhe dibranët.
Po ashtu, thekson PDIU, fitorja është përgjigja më e mirë ndaj sulmit të paprecedentë
njëmujor, jo vetëm nga kundërshtari politik, por dhe turlifarlloj pseudoanalistësh, të cilët në kufijtë e racizmit etiketuan degën e PDIU me epitete si çamët e Dibrës, etj.
“Është e vërtetë që nuk ka shqiptarë të Çamërisë në Dibër, por ka PDIU,sepse ka dibranë patriotë që e duan Shqipërinë dhe kombin shqiptar.Prandaj, urojmë z. Rama, ASHE-në dhe degën e PDIU-së në Dibër dhe veçanërisht, shprehim mirënjohjen për dibranët, për mbështetjen që i japin PDIU-së, larg barrierave antikombëtare krahinore, që pseudoanalistë me frymëzime partiake duan të fryjnë në dëm të dobisë kombëtare” përfundon PDIU.