Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas largimit të dy deputeteve Reme Lala dhe Elena Xhina nga kjo forcë drejt Partisë Socialiste.
Në një deklaratë të shkurtër në faqen e PDIU në facebook, thuhet se kandidatet janë deklaruar me PS-në që në përfundim të zgjedhjeve dhe se kjo gjë nuk sjell asnjë ndryshim në veprimtarinë politike të kësaj force për Çështjen Çame.
“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qenë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e Çështjes Çame.
Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo… si një kauzë jo vetëm e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijve.”, thuhet në reagim.