PDIU në sondazhet e IPR përherë ka qenë 1 %, por deputetë ka çuar gjithmonë në Kuvend – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU në sondazhet e IPR përherë ka qenë 1 %, por deputetë ka çuar gjithmonë në Kuvend

08:55 | 05/06/2017
në Opinion
0
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Një stuhi në gotë ka nisur pas një sondazhi të shpallur mbrëmjen e djeshme. Lajme dhe deklarata të paqena janë publikuar në shtypin e ditës, ndërsa rezultatet e sondazhit janë të çuditshme, por me to nuk merret askush.

Analiza e tyre, tek e fundit shihet dytësore dhe më së shumti ushqim për audiencën e televizionit që i organizon. Gjithsesi, bën përshtypje që partia e Blushit rezulton në Tiranë me 6 %, Sfida 1.5 dhe PDIU vetëm 1 %.

Kjo do të thotë që nëse sondazhi është i saktë dhe jo një hamendësim për të gjetur të vërtetën, duhet të pranojmë që në Qarkun e Tiranës, PDIU merr vetëm 3000 vota, aq sa mbledh në një miting, ndërsa anëtarë të rregjistruar vetëm në kryeqytet ka 6000. Në fakt, rezultatet e kësaj partie (jo sondazhet) kanë qenë përherë në rritje. Nuk bëhet fjalë për një forcë politike të re në gara elektorale, por për një parti të konsoliduar, e cila në rezultatin e saj fillestar vetëm në qytetin e Tiranës ka patur 9500 vota. Projeksionet e sotme pesimiste të PDIU-së flasin për 30 mijë vota në të gjithë qarkun, pra në Tiranë, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë dhe fshatrat.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Atëherë përse ndodh një gjë e tillë?

Kjo ka shumë pak rëndësi, teksa po zhvillohet një fushatë elektorale. Po kaq të parëndësishme janë kombinimet politike që duan të realizojnë organizatorët e sondazhit dhe të tjerë. E vetmja gjë që ka rëndësi, kur një sondazh nxjerr të dhëna të këtilla është paniku që mund të përhapet tek zgjedhësit. Të tjerat janë të dorës së dytë.

Por, kjo nuk ndodh për herë të parë. E njëjta kompani katër vjet më parë e nxirrte Frymën e Re Demokratike 4.8 %, Aleancën Kuq e Zi 4.8  % dhe PDIU-në vetëm 1.5 %. Asnjëra nga partitë që dolën mirë në sondazh nuk bëri dot numra për deputetë, kurse PDIU fitoi pesë deputetë.

Tetë vjet më parë sondazhet e jepnin në shifrat e sotme të Blushit, G 99-tën, por ajo mori vetëm 0.99 % ditën e zgjedhjeve.

Ndaj, paniku, por mbi të gjitha lajmet e rreme që janë vendosur në gojën e Shpëtim Idrizit janë punë e kotë. PDIU dhe gjithë partitë e tjera duhet të vazhdojnë fushatën me të dhënat e tyre, projeksionet e tyre, të cilat janë shumë të sakta se kompanitë e sondazheve.

Dihet që herën e dytë të sondazhit ka për të rënë disi Libra dhe ato parti që u shfaqën në avantazh dje. Herën e tretë po ashtu, në mënyrë që afër zgjedhjeve të ketë një rezultat më afër të vërtetës. Megjithatë, kjo nuk është një mënyrë etike, por një rrugë për të ushtruar presion mbi votuesin e lëkundur.

Ndoshta ka ardhur koha që PDIU, por dhe parti të tjera të kërkojnë zyrtarisht nga organizatorët që mos të bëhen pjesë e sondazheve të tyre. Këto rezultate shkaktojnë vetëm tollovi dhe shpenzojnë energji të kota në një fushatë, e cila deri tani po zhvillohet e qetë dhe pa tension.

Etiketa: aleanca kuq e zideputetëFryma e Re DemokratikeIPRPDIUsondazhettollovivotuesi i lëkundur

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Mos ma shaj Tironën… Foto LSA/ Malton Dibra

Mos ma shaj Tironën... Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com