PD thirrje institucioneve ndërkombëtare: Ushtroni presion Ramës të ndalojë dhunën ndaj gazetarëve (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD thirrje institucioneve ndërkombëtare: Ushtroni presion Ramës të ndalojë dhunën ndaj gazetarëve (foto)

13:06 | 16/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka mbajtur sot një deklaratë për shtyp referuar rasteve ku gazetarët janë dhunuar dhe kërcënuar nga qeveria dhe nënpunës të saj.

Vokshi shprehet se “Reporterët pa Kufij” i bëjnë thirrje të vazhdueshme Ramës të ndërpresi aktete e dhunës sidomos ndaj gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat.

Arsyeja e kësaj dhune, Vokshi tha se është pengimi për informimin e publikut për protestat e opozitës, korrupsionin dhe abuzimet e qeverisjes së Ramës.

Read more

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

Ndërkohë ajo i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre për t’i kërkuar Edi Ramës dhe Qeverisë të ndalin dhunën ndaj gazetarëve dhe mediave.

   

DEKLARATË ALBANA VOKSHI

Pak minuta më parë “Reporterët pa kufij” shprehën në mënyrë të përsëritur shqetësimin për plagosjen nga policia të dy gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, ku mijëra demonstrues i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Organizata më e njohur e gazetarëve në botë u kërkon autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcë në mënyrë jo proporcionale, veçanërisht jo kundër gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat.

Kjo është një thirrje e përsëritur e Reporterëve pa Kufij për Edi Ramën, por deri tani kryeministri i votave të vjedhura dhe më i korruptuari në Europë, nuk ka dënuar asnjë rast të pengimit të gazetarëve apo keqtrajtimin dhe lëndimin e tyre nga vartësit e tij.

Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm.

Nën modelin e dhunës që Rama përcon cdo ditë ndaj mediave dhe gazetarëve, Kryebashkiakë socialistë, oficerë policie, punonjës sigurie kanë kërcënuar me arrestime, varje në litar dhe kanë goditur deri në gjakosje gazetarë dhe fotoreporterë në detyrë. Arsyeja e vetme e dhunës: pengimi për informimin e publikut për protestat e opozitës, korrupsionin dhe abuzimet e qeverisjes së Ramës.

Eliza Gjediku, gazetare e Tema TV, pati probleme serioze shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital për shkak të gazit helmues, të përdorur në masë nga policia në protestën e opozitës, të shtunën.

Fotografi Arben Dajçi, u godit me sende të forta në kokë nga policia, ndërkohë që po fotografonte momente nga protesta e opozitës së datës 13 prill.

Një grup gazetarësh dhe fotoreporterësh u sulmuan me gaz helmues dhe ujë me presion, ndërsa ishin në detyrë, duke ua pamundësuar raportimin për protestën e opozitës para parlamentit.

Nikollë Lesi, i gazetës “Koha Jonë” u pengua dhe u dhunua nga policët, ndërsa po shkonte në protestën e opozitës së datës 13 prill.

Erion Skëndaj, gazetari i përkushtuar i Neës24, u godit dhe u largua me forcë nga policia, ndërkohë që po raportonte live protësten e opozitës më 28 mars.

Alice Taylor, gazetare britanike, iu mohua leja e qëndrimit në Shqipëri, megjithëse shtatzanë, për shkak të raportimit ndërkombëtar të protestave të opozitës.

Forcat policore kërcënuan me arrestim gazetaren e Neës24 Dorjana Bezat dhe e penguan atë të raportonte live shkatërrimin antiligjor dhe sulmin me gaz brenda shtëpive të 38 familjeve te Bregu i Lumit.

Gazetari i “Fiks Fare” u kërcënua me “varje në litar” nga Kryebashkiaku socialist i Pukës, për investigimin e pushimit nga puna për motive politike të një nëne me 4 fëmijë.

Gazetari Renaldo Salianji u shty me forcë nga truproja e Prokurores së Përkohshme Arta Marku, në kohën kur ai ishte në detyrë në pasqyrimin e një aktiviteti në Kryesinë e Kuvendit.

Avokati i Popullit, ka kritikuar ashpër dhunën e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve me përdorimin në masë të gazit lotsjellës. “Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë, ku liria e shtypit është vënë në dyshim”, thuhet në raportin paraprak të Institucionit.

Rama i është sulur medias, sepse kërkon ta kontrollojë plotësisht atë apo të denigrojë çdo zë kritik, të zhdukë investigimet për korrupsionin, të blejë heshtjen e mediave për blerjen e votave nga pakti i tij me krimin.

Për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, që kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe të dalë në protestë bashkë me qytetarët, kemi vënë në dijeni të gjithë organizmat ndërkombëtare.

Partia Demokratike u kërkon këtyre institucioneve, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, OSBE-së, Keshillit të Europës, Komisionit te Helsinkit të Kongresit amerikan, Human Right Ëatch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij që të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre për t’i kërkuar Edi Ramës dhe Qeverisë të ndalin dhunën ndaj gazetarëve dhe mediave!

Pa gazetarë të lirë nuk ka demokraci!

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë.

Etiketa: Albana Vokshigazetare te dhunuarinstitucione nderkombetarereporterë

Të Lidhura

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:20 | 14/05/2026
0

Mirlinda Karçanaj: Nuk kam zgjedhur të hesht po e kam pasur të pamundër të flas. Jam gjendur në një botë befas...

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

nga 27
21:02 | 14/05/2026
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike...

Para
“Daily Mail” ndjek hap pas hapi protestën e opozitës (foto album)

Protesta e opozitës/ Gjykata jep masat për 37 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

21:02 | 14/05/2026
Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –

20:50 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –
  • Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –
  • Lëndohet gjatë përplasjes me makinë, babai i ministres në Traumë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com