• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD takim me kryetaren e Forumit të Gruas/ Doris Pack: Korrupsioni është në nivele të tmerrshme

14:29 | 15/11/2019
në Shqiperi
0

Partia Demokratike dhe FRPD kanë zhvilluar një takim me kryetaren e Forumit të Gruas në PPE, Doris Pack.

Demokracia në Shqipëri është në rrezik, vendi ndodhet në krizë institucionale, politike, sociale, ekonomike, kushtetuese, korrupsioni ka arritur nivele rekord. Rinia duhet të qëndrojë dhe të mos largohet,  ka ende shpresë për ndërtimin e të ardhmes së tyre në Shqipëri. Këto kanë qenë disa nga mesazhet e përceptuara gjatë këtij takimi.

Lexo edhe

Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

Vrasja në Maliq, ja kush është viktima (Emri)

E fundit/Vritet me thikë një person në Maliq

Largimi i të rinjve, kolapsi në sistemin arsimor, social, ekonomik dhe shpresa se me rininë Shqipëria do të ndryshojë kjo situatë e rëndë, u trajtuan në takimin e organizuar nga Partia Demokratike dhe FRPD, në prani të Kryetares së Forumit të Gruas në PPE Doris Pack.

Në një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë zonja Vokshi tha se vendi ndodhet në krizë institucionale, politike, sociale, ekonomike, kushtetuese.

“Çdo gjë është në një ngërç. Shqipëria është në autokraci. Kemi një person i cili ka në duart e tij të gjitha pushtetet. Ka parlamentin, qeverinë, pushtetin vendor, mediat, shoqërinë civile dhe gjykatën Kushtetuese. Në mënyrë antikushtetuese kërkon të ngrejë Gjykatën Kushtetuese”

Ish-eurdeputetja Doris Pack duke iu drejtuar të rinjve me nota zhgënjyese ndaj situatës sociale, politike dhe ekonomike vuri në dukje se Shqipëria po ecën hapa pas.

Image

“Mund t’ju them se jam vërtetë e pikëlluar sepse kur kam ardhur këtu në vitet 91, 95, 96, 2004 kam parë ndryshimet por tani ju them me trishtim se po shoh gjendjen më të keqe. Është një situatë ku demokracia është në rrezik.  Është një situatë që nuk besoja kurrë se do të ndodhte. Kam parë se çfarë ka ndodhur në Parlament, se çfarë nuk ka ndodhur në sistemin e drejtësisë, në sistemin e arsimit dhe kam parë mijëra ë mijëra të rinj që largohen. Ky vend ofron gjithçka që t’ju mbajë ju këtu. Por ju keni nevojë për një politikë që i shërben njerëzve, të rinjve, të moshuarve, fëmijëve dhe nënave e burrave”

Pack u bëri thirrje të rinjve shqiptarë të mos largohen nga vendi dhe të kenë shpresë pasi Shqipëria ka nevojë për ta.

“Para shtatë viteve ishit në rrugën e duhur ku morët statusin e vendit kandidat sepse vendi e meritonte dhe që nga ajo kohë vendi ka ecur mbrapa. Korrupsioni është në nivelin më të tmerrshëm. Kjo është diçka shumë e keqe. Politikanët duhet të bëjnë atë për të cilën janë votuar e jo t’i shërbejnë parasë për veten e tyre. Por të shërbejnë për shëndetësi, edukim, për të parandaluar kanabisin, për të pasur një sistem drejtësie e cila e meriton emrin drejtësi,sepse pa to ju nuk do të keni investime të huaja, jo për ato investime që vijnë se duhet dhënë bakshish. Qëndroni në vendin tuaj, ka ende shpresë sepse vendi ka nevojë për ju”.

Ish deputetja  Vokshi ritheksoi se 80% e të rinjve duan të ikin, të studiojnë jashtë.

“Shumë të rinj ikin. Brenda tre viteve më shumë se 30 mijë të rinj që janë larguar. Ikin më të talentuarit sepse ikin për t’u shkolluar. 30 mijë më të talentuarit kanë marrë dëshmi nga Ministria e Arsimit për t’u shkolluar jashtë.

Image

“pavarësisht se duket pa shpresë, pavarësisht se Shqipëria duket se është në një ngërç që nuk po e kalojmë, pavarësisht se shoqëria shqiptare është në apati totale, unë them se ka shpresë dhe shpresa është rinia. Kundërshtoni, reagoni, protestoni dhe Shqëipëria do të ndryshojë. Lutja ime për ju është, mos e braktisni Shqipërinë. Së bashku ta ngremë të ardhmen këtu në vendin që ju përket sepse do të bëhet dinjitoze, zonjë e rëndë prej jush”.

Kryetari i degës 5 së Partisë Demokratike Ndriçim Babasi solli në vëmendje se demokracia në Shqipëri është e rrezikuar nga qeverisja e Edi Ramës.

“Ne duhet të mbrojmë demokracinë e këtij vendi. Vendi ynë është në rrezik. Demokracia po rrëzohet. E gjithë rinia e Shqipërisë bashkë do të jemi gjithmonë në mbrojtje të demokracisë. Bashkë me ju do e çojmë Shqipërinë aty ku e meriton”, tha Babasi, në bashkëbisedimin me të rinjtë.

Etiketa: Albana VokshiDemokracia në ShqipëriDoris Packkryetarja e Forumit të Gruas në PPEPartia Demokratike dhe FRPD

Të Lidhura

Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

nga
23:09 | 08/08/2022
0

Një gazetare amerikane ka zbuluar anë të tjera nga presidenca e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Fotografitë e reja...

Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

Vrasja në Maliq, ja kush është viktima (Emri)

nga 27
22:12 | 08/08/2022
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më para në Maliq, ku një 60-vjeçar është vrarë me thikë. Sipas burimeve...

E fundit/Vritet me thikë një person në Maliq

E fundit/Vritet me thikë një person në Maliq

nga 27
22:04 | 08/08/2022
0

Lajm në përditësim... Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Rembec të Maliqit. Mësohet se një person...

E rëndë/ Gomonia shkëputet nga makina, përplas një tjetër mjet

E rëndë/ Gomonia shkëputet nga makina, përplas një tjetër mjet

nga 27
21:49 | 08/08/2022
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth orës 21:30 në Lezhë. Një gomone e cila po tërhiqej nga një makinë...

Para
Godet 60-vjeçarin me sende të forta dhe e bën për spital, pranga të riut nga Vlora

Vidhte nga qafa varëset e floririt me dhunë, arrestohet 24-vjeçari nga Ura Vajgurore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm

Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm

23:30 | 08/08/2022
Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

23:09 | 08/08/2022
E rëndë, pacienti shqiptar kërcënon me armë mjekët e spitalit Psikiatrik

E rëndë, pacienti shqiptar kërcënon me armë mjekët e spitalit Psikiatrik

22:58 | 08/08/2022
Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri

Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri

22:41 | 08/08/2022
Zjarri shkrumboi mbi 30 banesa në Grudë, Berisha ndan pamjet e trishta:Turp, ndërhyrja…

Zjarri shkrumboi mbi 30 banesa në Grudë, Berisha ndan pamjet e trishta:Turp, ndërhyrja…

22:31 | 08/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm
  • Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete
  • E rëndë, pacienti shqiptar kërcënon me armë mjekët e spitalit Psikiatrik
  • Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri
  • Zjarri shkrumboi mbi 30 banesa në Grudë, Berisha ndan pamjet e trishta:Turp, ndërhyrja…
  • Vrasja në Maliq, ja kush është viktima (Emri)

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm
  • Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com