PD si supë burgu: Merre ose lere, një është! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD si supë burgu: Merre ose lere, një është!

07:56 | 08/07/2017
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Një javë mbas zgjedhjeve të përgjithshme debati politik është më i panatyrshmi i mundshëm. Më i pabesueshmi. Më i çuditshmi dhe më i paparashikueshmi. Nuk flitet asnjë fjalë që ndryshoi fati politik i Shqipërisë, por diskutohet fati i një individi. Nuk debatohet për të nesërmen e qeverisjes, por nisi sherri për të nesërmen e një partie të vetme. Askush nuk përmend as parregullsi në zgjedhje, as ndryshimin dramatik të kursit të euros fundjavën e zgjedhjeve – nëse do të gjesh autorësinë e një krimi, ndiq gjurmët e parave – askush nuk flet për raportin e pazakontë të forcave të krijuara në politikë. Ngjan se nuk i intereson askujt fundi i tmerrshëm i PD-së në zgjedhje, por gjithkush po rend të trajtojë si fat e fakt tmerrin e pafund të saj në katër vjetët e ardhshëm.

Në të vërtetë, e ardhmja ndodhet në të shkuarën. Ky paradoks i 2017-ës ngjan si dy pika uji me çfarë ndodhi me PS-në e tetë vjetëve më parë, kur socialistët dështuan në tentativën e parë për të riardhur në pushtet dhe PD-ja garantoi mandatin e dytë qeverisës së saj. Qoftë atëherë, qoftë tani, nuk u fol për merita të fitimtarit dhe dobësi të humbësit, por me mbylljen e një gare, thjesht u kërkua hapja e një gare të re. Njëlloj sikur qeverisja – në të gjithë vendin apo dhe në një parti të vetme – të jetë jo një mjet, por një qëllim në vetvete.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Lulzim Basha tashmë është përpara garës së tij të re. Ai hyri në garën për t’u zgjedhur kryeministër, jo për t’u bërë i tillë, por duke menduar se kishte garantuar të paktën barazimin. Asnjë kryetar opozite nuk ka hyrë më parë në zgjedhje duke kontrolluar gati gjysmën e qeverisë, drejtoritë kryesore në strukturën shtetërore dhe me një “dashamirësi” prej stjuardese nga kundërshtari kryesor. Për të kuptuar sesa e panatyrshme është e gjithë ajo që ndodhi muajin e fushatës, mjafton të ndryshohen një çast personazhet dhe të zhvendosen ata në kohë: Çfarë do të kishte bërë në kushte të ngjashme Berisha kryeministër përballë Ramës kryetar partie? Kush do të mund të mendonte se ai do të largonte edhe ministrin e financave, edhe atë të arsimit e mbi të gjitha, edhe ministrin e policisë vetëm e vetëm që Rama të ndjehej komod në zgjedhje? Kritikët e njërit dhe dashamirësit e tjetrit ndoshta pikërisht këtu do të gjenin edhe diferencën mes këtyre dy politikanëve, kontrastin mes tyre dhe epërsinë demokratike të njërit mbi tjetrin. Por rezultati i zgjedhjeve vërtetoi një tezë tërësisht të kundërt. Që në politikë llastimi dhe jo sakrifica, hilja qesharake dhe jo ndeshja e ndershme, garantojnë gjithmonë humbje të sigurt. Me të gjitha gjasat, në këtë javë vetmie, Lulzim Basha ka bërë të gjitha postllogaritë që duhet të kishte bërë më herët. Pikërisht ato llogari që kundërshtarët e tij cinikë i bëjnë duke e konsideruar gjithë “bashkëqeverisjen” një mujore që mori, si karemin që la partinë në opozitë për katër vjet të tjera.

Llogaria e djeshme e Bashës u prish nga një detaj, njohja e të cilit në politikë, bën ndarjen mes profesionistëve dhe amatorëve. Një detaj që shpjegon se zakonisht, si rregull, fati flet gjuhën e më të fortit. Se në politikë, ndryshe nga aritmetika, numri 74 apo 75 është shumë më pak se numri 64 apo 65. Nëse PS do të kishte marrë 64 apo 65 vota, atëherë Basha me gjasë do të ishte në pushtet. Me 74 apo dhe më shumë vota të PS-së, PD është në opozitë dhe ai vetë rrezikon të shkojnë në shtëpi. Duke marrë nga fushata vetëm komplimentin që Rama bëri në stilin e infermierit mbi tulin e pacientit: Basha zgjodhi Shqipërinë…!

Basha gaboi, sepse në katër vjet ai tentoi të endet mes Ramës dhe Metës dhe të flirtojë herë me Ramën për të zemëruar Metën dhe herë me Metën për të rritur pazarin tek Rama. E vazhdoi një gjë të tillë deri në momentin, kur jeta i dha falas leksionin e madh: tradhëtinë e blen gjithëkush, por tradhëtarin e përbuzin të gjithë! Hesapet e tij me Astrit Patozin dhe gjithë demokratët e tjerë që u ndjenë të tradhëtuar nga dashuria e tij në distancë me Ramën, sapo janë hapur. Dhe ndryshe nga sa ndodhi me Ramën në 2009-ën, ato hesape do të mbeten hapur edhe nëse mbyllen. Sepse bëhet fjalë për PD-në, e cila është shndërruar në supë burgu. Ngrohe, ftohe, merre ose lere, ajo është oferta e vetme politike në të djathtë. Edhe pse rrezikon pafund të jetë seriozisht e treta në të gjithë spektrin politik të vendit dhe e dyta në opozitën e nesërme dy ngjyrëshe në Shqipëri.

/javanews.al/

Etiketa: “dashamirësi” prej stjuardesedashamirësitfundi i tmerrshëmkritikëtllastimiLorenc VangjeliparadoksPD si supë burgu: Merre ose lere një është!supë burgu

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Për të gjithë ata që paragjykojnë Eduard Selamin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com