Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

PD: SHBA të monitorojë procesin e hetimit për Shullazin

Nga Media 0

Ristani: Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë pasur dijeni për të gjithë aktivitetin e tij kriminal

Sekretari i Përgjithshëm, i PD-së Arben Ristani,  tha sot se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë pasur dijeni për të gjithë aktivitetin kriminal të Emiljano Shullazit. Përmes një deklarate për mediat, Ristani tha se PD i kërkon qeverisë të mos ndërhyjë në hetimin për Shullazin duke i bërë thirrje gjtihashtu edhe SHBA-ve të monitorojnë procesin.

“Dëshmi, fakte dhe prova konfirmojnë se si, Emiliano Shullazi ngriti në këto tre vite një perandori të krimit, me gjoba ndaj biznesit, me rrëmbime pronash, me trafik dhe droge.

Nga provat dhe faktet e bëra publike, duket se Edi Rama dhe Saimir Tahiri e kanë ditur, e kanë lejuar, madje e kanë ndihmuar Emiliano Shullazin në grabitjen e Vollgës në Durrës, në marrjen me dhunë, përmes kërcënimesh, me armë e me eksploziv, të qindra mijëra eurove nga biznesmenët.

Partia Demokratike inkurajon prokurorinë në hetimin e plotë të aktivitetit kriminal të Shullazit, dhe i këron organit të akuzës të mos ndikohet nga presionet e Edi Ramës e Saimir Tahirit.

Ky hetim duhet të nxjerrë në dritën e diellit, se nga i vinte pushteti një krimineli që vinte gjoba e grabiste prona.

Partia Demokratike i kërkon partnerëve ndërkombëtarë e në veçanti Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ta monitorojnë këtë proces, të japin kontributin e tyre për të ndalur ndërhyrjet e qeverisë e për të siguruar drejtësi”, tha Ristani.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej