PD, sërish 5 pyetje për inceneratorët: U krijuan guaska gjyshe për të vjedhur 430 mln euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD, sërish 5 pyetje për inceneratorët: U krijuan guaska gjyshe për të vjedhur 430 mln euro

11:15 | 16/08/2022
në Uncategorized
0

Përmes një dalje publike nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka ngritur sërish 5 pyetje publike sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Malltezi i drejtoi disa pyetje SPAK, ku nuk i kurseu as sulmet ndaj qeverisë Rama, ndërsa pyet për emrat e pronarëve të vërtetë të kompanisë së inceneratorëve. Sipas Malltezit, SPAK ka mbyllur gojën.

DEKLARATA:
Dje nga kjo foltore, si çdo ditë prej dy javësh, drejtuam 5 pyetje të radhës për inceneratorët. Janë “pyetje të radhës” por nga intensiteti i vjedhjes qeveritare, nuk janë aspak “pyetje sa për të kaluar radhën”. Janë pyetje thelbësore të cilat të tilla duhet t’i kenë edhe përgjigjet. SPAK e ka mbyllur gojën.
Vetëm pak media dhe opozita flasin pareshtur, ngrenë pyetje, janë vënë në kërkim të vënies para drejtësisë së përgjegjësve. E vërteta është e qartë tashmë: firma e kundra ligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit janë thika në shpinë të qytetarëve dhe drejtësisë!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ja edhe përgjigjet e 5 pyetjeve të djeshme:

1.Të katër kompanitë

Ø  Integrated Energy
Ø  Geogenix
Ø  Almares Management
Ø  Residence Corporate Services

Janë guacka pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune me mbetjet, por të krijuara veç për të fshehur gjurmët e lëvizjeve të parave publike. Të katërta këto kompani kanë të njëjtën adresë (Delflandlaan 1, Queens Tower – Office 916, 1062 EA Amsterdam) siç e kanë edhe qindra kompani të tjera guacë.

2. Buxheti i secilës
Sipas dokumenteve nga regjistri i kompanive në Hollandë, Guaca “Geogenix” (ish – Integrated Energy) ka vetëm 50 mijë euro të krijuara vetëm nga transferta “bujare” e Klodian Zotos e cila nga ana e saj vjen nga qindra miliona eurot e dhuruara bujarisht nga Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj. Guaca “Almares” që kontrollon “Geogenix” ka vetëm 18 mijë euro. Po kaq ka edhe guaca që zotëron Almares.

  1. Punonjësit e secilës kompani:
    Sipas dokumenteve nga Hollanda, guaca “Geogenix” ka zero staf. Po zero staf ka edhe guaca “Almares Management”, ndërsa pronarja “Residence Corporate Services” ka dy staf. Këto na ishin kompanitë me eksperiencë të madhe të cilave Edi Rama u dha 8 pikë dhe përcaktoi se ku do të shkonin 128 milionë euro për Inceneratorin inekzistent të Tiranës.

    LIDHUR ME PYETJET 4 DHE 5: Kompania Geogenix (ish Integrated Energy) – me zero staf dhe 50 mijë euro dhuratë bujare të Klodian Zotos, është kompania bazë me të cilën po veprojnë Zoto –Mërtiri – Gugallja, por edhe sekserë të tjerë të qeverisë si studio Tashko – Pustina. Kompania, apo me saktë GUACA “Geogenix”, kontrollohet nga “Almares Management”, pra GUACA NËNË, një kompani me zero staf dhe vetëm18 mijë euro buxhet. Pronare e “Almares Management” është GUACA GJYSHE që quhet “Residence Corporate Services”, që gjithashtu ka vetëm 18 mijë euro dhe vetëm 2 punonjës/drejtorë për firmat, nga të cilat njëri ështe ai që firmos me Zoton ose Garganellin sipas rastit, e tjetra është pronarja A. Jangildina e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.
    PRA, asnjë shqiptar, madje as SPAK nuk e di se ku po shkojnë miliona euro që Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër arresti ndërkombëtar, POR këtë e di shtetasja nga ish – Bashkimi Sovjetik – si pronare e Guacës “Gjyshe” që kontrollon guacat në varësi. Kjo Mega – Aferë është si gropë plehrash pambarim.

    5 pyetje publike të reja për ata që kanë vesh të degjojnë:

    1.Pse i dha Edi Rama 8 pikë nga 10 të mundshme personazheve të përhershme sekserë si Zoto -Mërtiri e dy italianë të tjerë?

    2. Pse u desh të fshihen në guaca mbesa, guaca nënë dhe guacka gjyshe nëse nuk ka asnjë vjedhje?

    3.Cila nga këto guaca kishte eksperiencë të madhe në trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorëve siç ka deklaruar publikisht Edi Rama?

    4.Kush e ka hartuar atë kontratë qe ia vutë të firmoste një bedel që nuk kishte lidhje as me financat e vendit dhe as me mbetjet e Tiranës?

    5.A është në hetim Drejtoria Juridike e Kryeministrisë që ka detyrimin ligjor të hartojë kontratat që japin bujarisht 430 milion euro për disa guaca dhe që pastaj përfundojnë që të vdekurit apo 90 vjeçarët qenkan pronarët e kompanive të nënkontraktorëve të nënkontraktorëve?

    Kaq për sot. Nesër vijojmë.

    Sepse çdo ditë që kalon vijon dhe vjedhja.

Etiketa: inceneratorëtPD

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Aksidenti tek “Kodra e Diellit” ku u plagosën 4 kalimtarë, arrestohet shoferja 29-vjeçare  

Aksidenti tek “Kodra e Diellit” ku u plagosën 4 kalimtarë, arrestohet shoferja 29-vjeçare  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

11:59 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –
  • Nuk e njeh dosjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com