PD reagon pas lirimit të “Bajrave”: Rama liron kriminelët dhe burgos qytetarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD reagon pas lirimit të “Bajrave”: Rama liron kriminelët dhe burgos qytetarët

17:49 | 20/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas lirimit nga burgu të anëtarëve të grupit “Bajri”, ku ka akuzuar kryeministrin Rama se është i lidhur me krimin.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, ish deputeti demokrat shkruan se mes rinisë, artistëve dhe qytetarëve të ndershëm dhe bandës së tmerrshme të Bajrave, që njihet në zonën e Shkodrës për vrasje makabre, trafik droge dhe prostitucioni, Edi Rama zgjedh të jetë krah kriminelëve duke i mbrojtur ata.
Deklarata e plotë:
Lirimi nga burgu i grupit të tmerrshëm kriminal të Bajrave dëshmoi sot, në mënyrë të përsëritur, se regjimi i Edi Ramës i ka themelet tek krimi dhe se reforma në drejtësi ka dështuar, duke u bërë mburojë e grupeve kriminale në shërbim të pushtetit të kryeministrit.
Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, me të cilët Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet në Shkodër, konfirmoi para qytetarëve të vërtetën që ne e kemi thënë prej shumë kohësh, se kush është pjesë e grupeve kriminale, qeveria dhe drejtësia, nën diktatin e saj, bën gjithçka për ta shpëtuar.
Kush proteston, kush mbron trashëgiminë kulturore, kush kërkon që Shqipëria të bëhet si Europa, kush kërkon respektimin e lirive dhe të drejtave, kush kërkon të luftohet krimi dhe korrupsioni, kush denoncon Edi Ramën dhe bandën e tij si vegël të oligarkëve për të vjedhur Shqipërinë, goditet, tërhiqet zvarrë, burgoset.
Mes rinisë, artistëve dhe qytetarëve të ndershëm dhe bandës së tmerrshme të Bajrave, që njihet në zonën e Shkodrës për vrasje makabre, trafik droge dhe prostitucioni, Edi Rama zgjedh të jetë krah kriminelëve, t’i mbrojë ata, t’i lehtësojë nga akuzat dhe t’i lirojë nga burgu.
Vetëm përmes tyre, Edi Rama mund të mbajë në këmbë pushtetin e tij të kalbur nga krimi, korrupsioni, nga paraja e zezë që e mban peng si kryeministrin e vetëm në Europë, i cili shkatërron trashëgiminë kulturore për të ngritur kulla betoni me oligarkët dhe grupet kriminale si ata që u liruan sot.
Kjo është një arsye më shumë për të protestuar! Të mos e lëmë jetën në dorë të një regjimi që ka bërë pakt me krimin kundër qytetarëve. Është në nderin e të gjithëve të jenë sot në sheshin e protestës, bashkë me artistët, me rininë, me opozitën.
Partia Demokratike i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë të heqin dorë nga dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që policia po sillet si një vegël e verbër politike duke mos lejuar qytetarët nga jashtë Tiranës të bashkohen me protestën e orës 17.30. Kushdo polic apo prokuror që, në vend të zbatimit të ligjit, zhytet në llumin e paligjshmërisë dhe korrupsionit të Edi Ramës, duhet të ketë të qartë se asgjë nuk do të harrohet!

Etiketa: edi ramagrupi Bajriish-deputeti Enkelejd Alibeajkriminelë

Të Lidhura

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

nga 27
12:57 | 04/06/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit. Një...

U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

nga 27
12:51 | 04/06/2026
0

SPAK ka paraqitur pretencën në GJKKO lidhur me disa nga anëtarët e dosjes Revanshi, ndërsa kërkoi 98 vite e 6...

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

nga 27
12:49 | 04/06/2026
0

Një incident ka ndodhur sot në aksin rrugor Durrës–Spitallë, ku një autobus urban i linjës së kampusit universitetar u përfshi...

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

nga 27
12:31 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën malore mbi fshatin Kopacëz, në Bashkinë e Delvinës, në vendin e...

Para
Të rinjtë e teatrit “Migjeni” mbajnë tubim të heshtur (film)

Të rinjtë e teatrit "Migjeni" mbajnë tubim të heshtur (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

12:57 | 04/06/2026
U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

12:51 | 04/06/2026
Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

12:49 | 04/06/2026
Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

12:31 | 04/06/2026
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

12:21 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –
  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –
  • Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –
  • Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com