Partia Demokratike përmes një postimi në faceboook ka publikuar videon e banorit të Astririt, Astrit Sadikaj, i cili u dhunua rëndë nga policia.
Në vdieon e publikuar nga PD, Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.
Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe në këmbë.