Sekretari për Rendin dhe Sigurinë i Patrisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Rama për aplikimin e standardeve të dyfishta me drejtësinë.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj ka thënë se, lirimi nga burgu i Lulzim Berishës është një zhvillim i rëndë dhe një hapësirë më shumë që merr krimi në kurriz të ligjit dhe rendit.
Sipas tij, përveç se për krimet e shumta, vrasjet dhe trafikun e drogës, banda e Durrësit njihet edhe për “angazhimin serioz në krah të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet e fundit, duke kërcënuar qytetarët e dhunuar votën”.