PD paraqet dy amendamente për projekt-rezolutën e PS – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD paraqet dy amendamente për projekt-rezolutën e PS

13:33 | 20/07/2022
në Kryesore
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka paraqitur Kuvendit të Shqipërisë dy amendamente shtesë për projektrezolutën e dorëzuar nga PS “Mbi pazbatueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Në kërkesën e PD kërkon që pas togfjalëshit “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, të shtohet një paragraf që dënon gjenocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevicit mbi civilët e pafajshëm të Kosovës.

KËRKESA E PD

Me Urdhërin Nr. 65, datë 19.07.2022, kryetarja e Kuvendit Znj. Lindita Nikolla ka urdhëruar mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 21.07.2022, ora 10:00. Në pikën 3 të rendit të ditës është përcaktuar shqyrtimi i “Projektrezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Kjo projektrezolutë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë në datën 18.07.2022 nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Pas shqyrtimit në Komisionit për Politikën e Jashtme, projektrezoluta është miratuar dhe i ka kaluar për shqyrtim seancës plenare. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur këtë projektrezolutë, ashtu siç ka bërë me çdo dokument a akt tjetër që i vjen në ndihmë konsolidimit shtetit të Kosovës. Megjithatë, ne vlerësojmë se kjo projektrezolutë është e paplotë, prandaj do të propozojmë dy amendamente për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare.Neni 99, pika 3 e Rregullores së Kuvendit përcakton se “Amendamentet me shkrim për projektrezolutën ose projektdeklaratën duhet të jenë të regjistruara në Sekretariatin për Procedurat dhe Votimet 24 orë para kohës së caktuar për zhvillimin e debatit dhe t’u jenë shpërndarë deputetëve. Pas përfundimit të debatit të përgjithshëm, autori i amendamentit ka të drejtë të paraqesë propozimin e tij për jo më shumë se 5 minuta dhe cdo deputet ka të drejtë të diskutojë deri në 5 minuta për amendamentin e paraqitur.”Në zbatim të dispozitës së sipërcituar, në vijim po paraqesim amendamentet për Projektrezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.Konkretisht, pas pikës 16, kërkojmë shtimin e pikës 16/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:
16/1. Duke pasur parasysh deklaratat e fundit publik të Dick Marty se po kërcënohet nga “elementë radikalë serbë” me ekzekutim me qëllim përfundimtar fajësimin e njerëzve “nga Kosova për këtë”, cka rikonfirmon përpjekjet e mëtejshme për ta njollosur të vërtetën dhe UÇK-në.Në vijim pas togfjalëshit “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, të shtohet një paragraf me përmbajtje si vijon:– Duke konstatuar se Republika e Serbisë po mundohet t’i shmanget përgjegjësisë, duke u fshehur pas sajesave, të cilat kërkojnë të paraqesin para botës viktimin për agresor, Kuvendi i Shqipërisë dënon genocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevicit mbi civilët e pafajshëm të Kosovës.Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.
KRYETARIEnkelejd ALIBEAJ

Read more

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Etiketa: amendamentPD

Të Lidhura

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

nga 27
07:35 | 06/06/2026
0

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të paradites priten...

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Para
Aksident i katërfishtë në Tiranë, detajet e para (FOTO)

Aksident i katërfishtë në Tiranë, detajet e para (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026
A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com