PD nuk dërgon vëzhgues në komisionin për Reformën Zgjedhore – 27.al

PD nuk dërgon vëzhgues në komisionin për Reformën Zgjedhore

Read more

Partia Demokratike ka vendosur të mos çojë vëzhgues në komisionin për Reformën Zgjedhore.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se komisioni i Reformës Zgjedhore, njësoj si Parlamenti, nuk ka legjitimitet për realizimin e Reformës.

“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”, ka deklaruar Bardhi.

Të Lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *