PD: Mposhti komunizmin, por triumfuan komunistët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Mposhti komunizmin, por triumfuan komunistët

14:20 | 22/03/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Plot 25 vjet më parë, komunizmi ra zyrtarisht në Shqipëri. Një parti opozitare, antikomuniste në frymë, fjalor dhe program, erdhi në pushtet me votën e lirë. Një përmbysje e paimagjinueshme në një vend që votonte prej gati gjysëm shekulli siç realizonin edhe kooperativat planin e prodhimit të drithërave – 100 për qind – dhe ku edhe fjala e përdorur ndryshe ishte krim dhe dënohej me burg. Pakkush mund të përfytyronte trajektoren në kohë dhe metamorfozën në thelb të Partisë Demokratike nga ai mars i vitit 1992 në marsin e 2017-ës. Nga fotoja e tubimit të triumfit në zgjedhjet e ’92-shit kanë mbetur ende disa nga themeluesit, disa janë ndarë nga jeta, të tjerë i janë kthyer jetës vetjake dhe të tjerë akoma, jeta i ka harruar krejtësisht. Sepse, ishin prurje krejt të rastësishme apo të dorovitura në atë prej dy-tre ish-podiumeve më të rëndësishëm politikë të Shqipërisë së pavarur si shtet.

Emblema e asaj fotoje të dikurshme, Sali Berisha, është ende në pushtet me pushtetin vetjak të fjalës, traditës, informacionit dhe talentit të tij. Triumfues dhe i mundur, por i ngritur sërish nga humbjet në majën e triumfit më shumë se një herë. E nisi si komunist, vazhdoi me kalin e antikomunizmit dhe si gjithë komunistët e Lindjes në Europën e pasluftës, mposhti më pas rivalët, ngjalli merhumët, bëri herë internacionalistin integrues, herë nacionalistin sovran, privatizoi pushtetin dhe e koncesionoi në ngastra atë siç mendoi dhe ku mendoi se bëhej më mirë për atë vetë. Njeriu më politik i vendit – në të mirë dhe në të keq – dëshmoi se politika është profesion. Se shumëkush që është paguar për këtë titull në Tiranë, ka po atë lidhje me politikën që ka edhe sharra e drurit me muzikën klasike.

Edi Rama dhe Ilir Meta, secili për arsyet e tij dhe secili në vendin që i kishin zgjedhur vetë vetes në marsin ’92, janë dy personazhet më të rëndësishëm në vend. Pa asnjë lidhje me komunizmin e dikurshëm, janë në pushtet së bashku. I pari, nga një parti e ardhur nga trashëgimia e hershme komuniste. I dyti, i ndarë herët nga partia me trashëgimi komuniste duke krijuar një parti që ka trashëguar më të majtën e të majtës.

Lulzim Basha ishte shumë i ri në atë kohë, por me gjasë, ka qenë gjithashtu pjesë e festimit të Tiranës mbi ish-tiraninë e kuqe.

Presidenti Bujar Nishani, ishte pedagog në Akademinë Ushtarake. Në atë akademi, ku filozofia marksiste dhe historia e PPSH-së ishin më të rëndësishme si lëndë, sesa mbërthim-zbërthimi i automatikut model 56.

Visar Zhiti kishte vetëm dy vjet që kishte dalë nga burgu dhe me të gjitha gjasat po përpiqej të orientonte jetën e tij në lirinë kaotike të tranzicionit që kishte nisur. Duke hyrë me këmbën e djathtë në një botë gjithmonë e më prozaike, më materiale, më anarkike, Zhiti megjithatë shpresonte tek poezia e tij. Dhe tek fjala.

Sot, 25 vjet më pas Partia Demokratike ka ngritur selinë e saj në një çadër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke protestuar për atë që nuk ka ardhur akoma – grabitjen e votës së lirë – dhe duke i shpallur luftë totale qeverisë dhe qeverisjes. Kryetar i saj është Lulzim Basha. Sali Berisha, siç synojnë të thonë cinikët në Tiranë, është gjithmonë e më pak “pronar” në partinë e tij. Një buqetë vajzash dhe një shportë djemsh të rinj që kanë lindur, kur festohej në sheshin “Skënderbej” fitorja e parë e PD-së, janë pjesë e listës, me të cilën Basha synon rikthimin në pushtet. Pakkush i njeh ata në Tiranë, por dhe ata, njëlloj si moshatarët e tyre në partitë e tjera, janë të aftë të recitojnë politikisht si eprorët e tyre. Pa asnjë dallim dhe pa asnjë nuancë ndryshimi.

Personazhet e tjerë të fotos së dikurshme bardh e zi të marsit ’92, janë zbehur dhe më tej.

Edi Rama është kryeministër. Prej më shumë se një muaji ai sheh nga dritarja e tij çadrën dhe dëgjon fjalimet që e mallkojnë ditë mbas dite. Më shumë se nga televizionet që transmetojnë pothuaj “non stop”, i dëgjon live nga protesta me altoparlantë gjigandë.

Ilir Meta është kryetar i Kuvendit. Prej më shumë se një muaji ai sheh çadrën nga dritarja e zyrës dhe dëgjon herë si e fyejnë dhe herë si shpresojnë tek vendimet e tij të nesërme politike. Si shpresë për të majtën për rikonfirmimin e mandatit të dytë dhe mundësia e vetme e të djathtës për të mos hyrë në mandatin e dytë të opozitës.

Bujar Nishani është President i Republikës. Eshtë në muajt e fundit të mandatit të tij. Sapo ka dekretuar emrat e rinj të katër ministrave dhe ka rrëfyer sesa i dëshpëruar ka qenë me njërin nga ta, për të cilin nuk kishte dëgjuar fjalë të mira në televizor. Madje edhe se e firmosi dekretin “Xhafaj” kundër dëshirës, vetjake, vullnetit politik, moralit të moralit e të tjerë e të tjerë, por i detyruar nga një kushtetutë, e cila nuk i hapte dot derën as dëshirave vetjake, as vullnetit politik dhe as moralit të moralit.

Visar Zhiti është duke redaktuar librin e tij të ri me poezi dhe esse. Shumë larg Lulzim Bashës së çadrës, Edi Ramës së kryeministrisë, Ilir Metës së Kuvendit dhe akoma shumë më larg Nishanit të presidencës, me një distancë gjithashtu të nderë me ish-eprorin e tij Sali Berisha.

Visar Zhiti, ish-i burgosur i fjalës së lirë, sot u burgos në fyerje, po nga fjala. Ish-pedagogu i dikurshëm i akademisë ushtarake, sot me kostumin e Presidentit, e quajti atë spiun të Sigurimit të Shtetit dhe të çmendur. Jo me fjalët e tij, por se “…kishte lexuar fjalë të këqia në një mesazh që i kishte ardhur dhe që ai e ruante ende në telefon…”

Më parë Nishani e Zhiti kishin pasur ndeshje të tjera mes tyre. Jo vetëm verbale, por edhe institucionale. Zyrtari kundër poetit. Kreu i shtetit që nuk firmosi për poetin që të bëhej ambasador i shtetit. Fitoi i forti. Në mënyrë skematike, të padrejtë dhe biografike, siç bënin dikur komunistët e rrëzuar nga pushteti, kjo ndeshje mes tyre do të fotografohej në këtë formë: një ish-komunist triumfues kundër një ish-të persekutuari politik të mundur. Në fakt, këto janë dy skajet në të cilat ka lëvizur politika shqiptare. Nuk është përjashtim. Eshtë rregull. Megjithëse i mundur 25 vjet më parë në Shqipëri, komunizmi si mentalitet, frymë dhe frymëzim, nuk dorëzohet kurrë! Kështu thoshin dje komunistët. Dhe duke parë fotografinë e këtij çerek shekulli politik në vend, portretin e partisë së parë antikomuniste në vend, fatkeqësisht kanë pasur të drejtë!

/javanews.al/

Etiketa: Bujar NishanidrithëratkooperativatLorenc VangjelipoetiSigurimi i ShtetitVisar Zhitizyrtar

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Hum Ride, makina që nuk “ngec” në trafik (film)

Hum Ride, makina që nuk "ngec" në trafik (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com