PD-LSI, muaj mjalti apo lojë taktike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD-LSI, muaj mjalti apo lojë taktike

12:55 | 27/07/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Është një periudhë mjalti kjo mes PD dhe LSI. Imazheve filmike, të cilat tregojnë sesi Lulzim Basha lavdëron Ilir Metën në sy të mikpritësve në Konventën Demokrate në Filandelfia, i bashkohet dalja publike e Berishës në Tiranë, i cili kujton se mes dy partive ka një traditë bashkëpunimi. Megjithëse reforma në drejtësi mbylli siparin e ndryshimeve kushtetuese në 21 korrik, e po kalon në atë të miratimit të ligjeve, të cilat plotësojnë elementet konkrete të draftit, skena politike është hedhur tashmë në temën e dytë të nxehtë të kësaj vere: atë të aleancave politike.

Në orët e para që pasuan mbrëmjen historike të 21 korrikut, pati një konvertim të habitshëm rolesh brenda shumicës qeverisëse. Nëse deri atëhere kishte qenë LSI ajo që kishte hedhur në treg tezën e qeverisë teknike dhe të largimit të Metës nga kryesia e Kuvendit, në ditët që pasuan ishin socialistët atë që bënë të njëjtën gjë, ndërkohë partnerët e tyre ulën tonet. Reagimet e Xhafës e Braçes për “mosfunksionim” të koalicionit, duket se morën përgjigje formalisht qetësuese nga Vasili e Manjani, të cilët shpejtuan të deklarojnë se koalicioni funksionon.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Këtë bëri edhe Ilir Meta pak më parë nga Filadelfia, kur u shpreh se problemet brenda mazhorancës duhen diskutuar hapur dhe pa komplekse. “Jam gati të shkoj në grupin e PS ose të vijnë ata tek ne”, tha Meta për VOA, duke e kanalizuar krizën e dukshme brenda shumicës, tek probleme që u shkaktuan më së shumti nga valët sizmike të reformës në drejtësi.

Këtu qëndron në fakt edhe problemi qëndror që ka në këtë moment shumica e majtë. Pra, tek identifikimi dhe selektimi i atyre që ishin përplasje e fërkime të prodhuara nga një reformë delikate dhe plot tension, me atë që është lista e problemeve të vërteta mes Ramës dhe Metës, që nuk lidhet me korrigjimin e drejtësisë, por me dinamikat e bashkeqeverisjes trevjeçare.

Shumëkush sheh se afrimi mes PD e LSI mund të jetë një gjest taktik i Metës për të rritur presionin mbi PS, meqë kemi hyrë edhe në një vit elektoral. Ku LSI, për shkak të sistemit zgjedhor në fuqi, do ta ketë të vështirë të shkojë e vetme, pa një aleancë paraprake me njërin ose me tjetrin kamp.

Nga ana tjetër, nëse sjellja e kreut të Kuvendit ka brenda diçka më shumë sesa një lëvizje taktike, me shumë gjasë spostimi i tij eventual djathtas do të konsumohej përmes kalimit në një qeverisje teknikësh, më shumë sesa në një ndryshim spektakolar numrash në parlament, duke nxjerrë PS në opozitë. “Era” e keqe e një lëvizjeje të tillë do të ishte shumë e fortë për hundët e shumë shqiptarëve dhe Ilir Meta e di mirë këtë. Edhe propozimi i tij i para pak ditëve për qeverinë e ekspertëve, duket se kishte parasysh pikërisht këtë rrethanë.

Duhet pritur shtatori për të kuptuar se si do të projektohen marrëdhëniet mes aleatëve të sotëm, si dhe e opozitarëve që rrinë në pritje matanë gardhit parlamentar. Ai do të jetë momenti, kur do të kuptohen sesa të vërteta kanë qenë “provat teknike” për destabilizimin e kuadrit politik para 21 korrikut dhe sesa karburant ka mbetur realisht në serbatorin e të majtës qeverisëse, drejt zgjedhjeve të verës së ardhshme.

/javanews.al/

Etiketa: destabilizimigjestlojë taktikemuaj mjaltiprova teknikeqeveria e ekspertëveserbatoriSkënder MinxhoziVOA

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Higuain mbërrin në Torino. Pritet nga tifozët (video)

Higuain mbërrin në Torino. Pritet nga tifozët (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025
“Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

“Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

18:29 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës
  • Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com