Partia Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve ku kërkon anullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës.
Duke theksuar se këto zgjedhje janë të paligjshme, PD në kërkesën e saj thekson lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ, GNV, apo QV dhe kthim i tyre në funksion normal publik, pasi nuk ka bazë ligjore për të mbajtur këto ambiente të zëna.
Partia Demokratike ka paralajmëruar se në të gjithë bashkitë e vendit do të ketë protesta, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme të 30 qershorit.