Përmes një postimi në facebook, deputeti i PD, Luciano Boçi thotë se një ndër bukuritë e rralla të natyrës shqiptare, Kanioni i Holtës në Gramsh po zhduket për shkak të ndërtimit të HEC-ve.
Luciano Boçi akuzon ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC po zhduk bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës, ndërsa kërkon ndalimin e punimeve.
“Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri.
Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.
Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë.
Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton.
Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet!”- shkruan Boçi.