Deputetët e partisë Demokratike kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla sa i takon Reformës Territoriale ku sipas tij aktualja është e duhura.
Deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se një qëndrim i tillë kur puna e komisionit ende nuk kishte përfunduar, ishte një minim i qartë i këtij procesi.
Çupi shtoi se kjo reformë nuk duhej parë si mundësi për të fituar zgjedhjet në tavolinë dhe shtoi se duhej të kishte një rishikim të hartës territoriale duke marrë parasysh propozimet e bëra nga partia Demokratike.
“Instalacioni përpara kryeministrisë kushton 4 milionë euro ndërkohë që qaheni për kosto që mund të sillte një hartë e rishikuar, shprehet deputetja.