Partia Demokratike ka dhënë një shenjë të fortë për të konsoliduar aleancën me elementin irredentist që frymon në radhët e PBDNJ-së dhe Omonia.
Kryetari i ri i demokratëve në Himarë do të jetë Andrea Gjoni, deri dje ish-sekretar i i PBDNJ-së së atjeshme.
Me rastin e riorganizimit të kësaj dege të PD dhe me një Kuvend ku morën pjesë vetëm 39 delegatë, shumica jo anëtarë të PD-së, Gjoni mori 27 vota përballë rivalit fiktiv te tij K. Çetri.
Kuvendi dhe “zgjedhja” e Gjonit në krye të te PD Himarë janë konsideruar si te pa ligjshme nga shumica e anëtarësisë se PD-së së Himarë, pasi në të ashtuquajturin Kuvend të saj kanë marrë pjesë vetëm 39 delegatë nga 100 me të drejtë vote, ndërsa një pjesë e mirë e delegatëve nuk janë zgjedhur nga strukturat e PD-së.
Zgjedhja e Gjonit në krye të PD-së u bë vetëm pak orë pasi Himaren e ka vizituar eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous, e cila e konsideron edhe kryqytetin e Shqipërisë, Tiranën, Vorio Epir.
Në këtë takim, ku ajo ka bërë këto deklarata luftënxitëse ka qenë i pranishëm edhe kreu i i ri PD-së së Himarës.
Mbetet për t’u parë si do të reagojnë demokratët e Himarës, Vranishtit apo Lukovës, sepse Himara me ndarjen e re administrative ka një territor shumë më të madh si bashki.