PD është marrë peng për interesa personale – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD është marrë peng për interesa personale –

09:53 | 22/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari që nuk u lejua të garonte përballë Sali Berishës për kreun e PD, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj familjes Berisha, duke deklaruar se ka depozituar kallëzim penal në SPAK për atë që e quan “marrje peng të Partisë Demokratike”.

Në një reagim publik, Kokalari deklaroi se kallëzimi penal është dorëzuar mëngjesin e së premtes dhe përfshin emra si Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Argita Malltezi, Albana Vokshi dhe persona të tjerë që ajo i konsideron pjesë të një strukture që kontrollon Partinë Demokratike.

Sipas Kokalarit, në kallëzim janë paraqitur argumente mbi mënyrën se si, sipas saj, Partia Demokratike u vu nën kontrollin e familjes Berisha pas Kuvendit të 30 Prillit 2022 dhe se si kjo forcë politike është përdorur për të mbrojtur interesa personale dhe për t’u përballur me hetimet e SPAK-ut.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se paralelisht me kallëzimin penal ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë ligjorë dhe politikë. Mes tyre, një padi civile me kërkesë për masë sigurimi, e cila sipas saj është pranuar nga gjykata dhe synon pezullimin e Kuvendit të 23 Majit të Partisë Demokratike.

Kokalari shtoi se ka informuar edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë për zhvillimet në opozitën shqiptare, duke përmendur një denoncim të detajuar pranë zyrës së Marco Rubio në Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe komunikime me përfaqësues të Partia Popullore Evropiane.

Në deklaratën e saj, Kokalari shprehet se synimi është “izolimi i këtij kanceri që ka pushtuar opozitën dhe politikën shqiptare”, duke theksuar se pret mbështetje nga drejtësia shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Sot në mëngjes kam bërë kallëzim penal në SPAK për marrjen peng të Partisë Demokratike nga familja Berisha dhe rrethi i tij, për arsye të qarta korrupsioni dhe për t’u përdorur si mburojë kundër vetë SPAK-ut.

Kallëzimi është kundër:

Sali Berishës

Shkëlzen Berishës

Argita Malltezit

Albana Vokshit

dhe disa të tjerë.

Kam shpjeguar në detaje se si u mor peng Partia Demokratike nga Kuvendi i 30 Prillit 2022 dhe si është përdorur për interesat personale të tyre.

Jam në dispozicion të plotë të SPAK-ut për këtë çështje, si dhe për çdo çështje tjetër ku prokurorët e shohin të arsyeshme që unë mund t’ju nevojitem.

Si e tillë, deri më sot kam marrë këto hapa:

1 – Kallëzim penal në SPAK

2 – Padi civile me kërkesë për masë sigurimi, tashmë e pranuar nga Gjykata (kërkohet pezullimi i Kuvendit të 23 Majit)

3 – Denoncim të detajuar pranë zyrës së Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë

4 – Email-update për zyrtarë të lartë të EPP-së

Për sa i përket Shqipërisë, me ndihmën e SPAK-ut dhe të Gjykatës, si dhe me mbështetjen nga jashtë të DASH-it dhe EPP-së, do ta izolojmë këtë kancer që ka pushtuar opozitën dhe, si pasojë, të gjithë politikën shqiptare.”, shkruan Kokalari.

Të Lidhura

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –

nga 27
09:17 | 22/05/2026
0

Shqiptari Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” e cila u ndalua pak ditë më parë nga Izrali teksa po...

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

nga 27
09:15 | 22/05/2026
0

Një aksident tragjik me katër viktima është regjistruar në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportojnë mediat vendase. Sipas...

Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

nga 27
08:27 | 22/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në procesin e integrimit europian, teksa thotë se Shqipëria ka shënuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:07 | 22/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq –

PD është marrë peng për interesa personale –

09:53 | 22/05/2026
Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –

09:17 | 22/05/2026
Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

09:15 | 22/05/2026
Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

08:27 | 22/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:07 | 22/05/2026

Më Të Lexuarat

  • PD është marrë peng për interesa personale –
  • Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –
  • Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –
  • Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –
  • Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD është marrë peng për interesa personale –
  • Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com