Shqiptari Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” e cila u ndalua pak ditë më parë nga Izrali teksa po dërgonin ndihma drejt Gazës po kthehet në atdhe.
Ai do të udhëtojë nga Stambolli, ku dje tre avionë që transportonin aktivistët nga Flotilja, të ndaluar më herët këtë javë nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, mbërritën në Stamboll.
Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në atdhe, konfirmoi sot ministrja e Jashtme.
Turqia u përfshi në operacione speciale për rikthimin e aktivistëve humanitarë të flotës Sumud, të cilët për më shumë se 48 orë u mbajtën në Izrael nga forcat e sigurisë pasi u kapën 450 larg rigjeve të Gazës të Hënën e 18 majit, teksa i ishin drejtuar për të dërguar ndihma humanitare.
Dëshimtë për dhunë
“Na rrihnin dhe na thoshin ‘Mirë se vini në Izrael’”, rrëfente me sytë e përlotur deputeti i M5S-së, Dario Carotenuto, në mbërritjen e tij në aeroportin e Fiumicinos dje bashkë me gazetarin e Il Fatto Quotidiano, Alessandro Mantovani. Ata janë dy italianët e parë që janë kthyer në shtëpi, ndërsa të tjerët mbërritën më vonë gjatë mbrëmjes në aeroportet e Romës dhe Milanos Malpensa, shkruan ANSA.
“Në portin e Ashdodit ishte ngritur një kamp i vërtetë përqendrimi, i përbërë nga kontejnerë dhe tela me gjemba”, thotë Vittorio Sergi, sapo mbërriti në aeroportin e Stambollit. “Na godisnin sa herë ngrinim kokën ose përpiqeshim të uleshim”, shton ai, citon ANSA.
Mbërritja në Turqi
Tre avionë të Turkish Airlines që transportonin aktivistët e ndaluar në bordin e flotiljes, u ulën në Aeroportin e Stambollit pasditen e djeshme 21 maj. Flotilja u sulmua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare gjatë përpjekjes për të thyer bllokadën ndaj Gazës dhe për të dërguar ndihmë humanitare, shkruan agjencia e lajmeve turke Anadolu.
Flotilja tha të martën se të gjitha 50 anijet e konvojit të saj ishin sekuestruar nga Izraeli pas sulmeve në ujërat ndërkombëtare.
Flotilja, që transportonte 428 persona nga 44 vende, u nis të enjten e kaluar nga rrethi Marmaris në Turqi në përpjekjen e saj më të fundit për të thyer bllokadën izraelite ndaj Rripit të Gazës që nga viti 2007, e cila ka lënë pjesën më të madhe të popullsisë në prag të urisë.









