Buxheti i Bashkisë së Durrësit është rrëzuar me votat e PD-së dhe LSI-së
Buxheti është shoqëruar me debate të ashpra nga këshilltarëve të LSI dhe PD të cilët nuk e kanë miratuar atë.
Në emër të grupit të këshilltarëve të LSI, Jeton Rexhmati deklaroi se nuk do ta votojnë buxhetin.
Rexhmati: “Hartimi i buxhetit është bërë nga adminstrata dhe nuk janë marrë parasysh kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve dhe këshilltarëve. Propozimet e këshilltarëve mbeten në sirtar duke mos u marrë parasysh nga administrata.”