Partia Demokratike hapi pasditen e kësaj të shtune zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare në bulevardin e Tiranës.
Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha shprehu bindjen e plotë se ka hartuar listën fituese me njerëz që përfaqësojnë vlera. Basha theksoi se me ekipin e tij do ta nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur Republika e vjetër duke krijuar Republikën e Re.
“Kemi sjellë njerëz të spikatur të vlerave, Republika e re mbi të gjitha është dhe do të jetë republika e vlerave. Vendimet që kam marrë mbrëmë kanë rritur pritshmëritë e çdo shqiptari.Askush prej tyre nuk vjen të marrë, janë njerëz të suksesshëm në jetën e tyre private.Kjo është rruga drejt fitores.”- tha Basha.