Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa, sot në mëngjes, u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua edhe trupa e gjyqtarëve.
Trupa do të përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Mirela Kolgjoka. PD kërkon anulimin e fletës me numra dhe rikthimin e fletës me emra.
Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend. Demokratët kërkojnë një fletë votimi ku krahas numrave të shënoheshin edhe emrat e kandidatëve, ndryshe nga socialistët, të cilët kërkojnë të shënohet vetëm numri i kandidatit dhe jo emri.