Patriotizëm jashtë atdheut, ku do “arratisen” shqiptarët për festat e nëntorit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patriotizëm jashtë atdheut, ku do “arratisen” shqiptarët për festat e nëntorit

16:09 | 26/11/2018
në Uncategorized
0

Prej disa vitesh, shqiptarët zgjedhin të ‘festojnë’ jashtë trojeve për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Ata preferojnë kryesisht vendet e rajonit, për shkak të çmimit më të leverdishëm dhe afërsisë. Ditët e shumta pushim këtë vit kanë nxitur edhe zgjedhjen e destinacioneve më të largëta, nga Europa deri te vendet ekzotike. Agjencitë turistike pohojnë se Shqipëria ka qenë pak (ose aspak) e preferuar për t’u vizituar këtë vit…

Nga Deada Hyka

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë ato jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, siç raportojnë për “Monitor” agjencitë e udhëtimit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Edhe këtë vit, shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë për festat e nëntorit në disa prej vendeve të rajonit. Rezervimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se “janë mbyllur që dy javë më parë”. Maqedonia e Greqia, por edhe disa vende europiane si Hungaria dhe Italia, konsiderohen destinacionet më të kërkuara këtë vit. Nën moton “Festoni Ndryshe Festat e Nëntorit”, Union Travel u ka ofruar shqiptarëve oferta që në fillim të këtij muaji, kryesisht në rajon. Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.

Pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që ndikoi për të përfituar çmime më të lira. Operatorët turistikë thonë për “Monitor” se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, ndryshe nga një vit më parë që ishin veç dy ditë pushim, këtë vit janë 6 të tilla.

Agjencitë pohojnë se interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shumë shpejt, pasi një pjesë e mirë e të interesuarve kanë marrë pushim edhe ditën e premte, të vetmen që sipas kalendarit rezulton ditë pune (data 30 nëntor). Oferta të tilla tërheqëse nuk u ofruan nga vendi ynë, thonë burime nga agjencitë, ndaj rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacioni me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Budapesti.

Për të parin, ofertat përfshinin transport të siguruar nga agjencia (ose edhe individualisht), pjesa tjetër e paketës ofronte konceptin ultra-all inclusive, që për në qytetin e Budvas shkonte 120 euro/4 ditë. Falë ofertave të leverdishme, në Kroaci dhe Maqedoni, ka pasur një numër të madh rezervimesh. Sepse, sikurse pohojnë klientët, “kushton më shumë të rrish në Tiranë”.

Nga Matias Travel and Tours pohojnë se tre destinacione, të cilat që në momentin që u shfaqën në faqe apo shpërndanë në rrjetet sociale, morën vëmendje dhe patën kërkesa të shumta: Festat e Nëntorit 4 ditë Stamboll 22 – 25 nëntor 99 euro/personi; Tur në Sofje 28 – 30 Nëntor 89 euro/personi; Tur në Romë – Vatikan 28 Nëntor 2 dhjetor, çmimi 249 euro; Festat e Nëntorit në Paris 25 nëntor – 2 dhjetor 399 euro/Personi. Në udhëtimet dyditore në rajon, kostot varionin 40-80 euro personi. Turet me autobusë për në Greqi ose Turqi, arrijnë deri në 150-250 euro personi.

Ndërsa udhëtimet e prenotuara me linja ajrore (jo tranzite), kryesisht për në Itali, Romë, Milano janë rezervuar më herët, me rreth 170 – 220 euro.
Nga agjencia Kalemi Travel shprehen se destinacionet më të prenotuara kanë qenë udhëtimet me guidë për Festat e Nëntorit.

Rajoni kryeson në zgjedhjet e shqiptarëve, në udhëtime që janë kryesisht me kosto të ulët, theksojnë ata. Janë prenotuar shumë grupe për: Budva-Ulqin-Kotor, 2 ditë, 45 €; Dubrovnik 3 ditë, 79 €; Sarajevë – Mostar – Medjugorje 3 ditë, 99 €; Beograd, 3 ditë, 109 € (me mëngjes + darkë).

Drejtuesit e agjencisë Sava Tours thanë se ditët e shumta të pushimit mundësuan prenotime të shumta këtë vit. “Ndodh shpesh që njerëzit kanë dëshirë të udhëtojnë, por nuk kanë mundësi në rast se ditë pushimi janë vetëm dy. Këtë vit kanë qenë të shumtë që kanë planifikuar edhe datën 30 nëntor si ditë pushimi ndaj kanë vlerësuar destinacione më të largëta.

Dubai është një destinacion që u zgjodh nga grupe turistësh shqiptarë. Qëndrimi për 5 ditë kushton rreth 720 euro për person dhe ky ishte një çmim i leverdishëm. Kryesisht u zgjodhën ato destinacione që mund të arriheshin me një avion të vetëm, pra pa bërë tranzit. Destinacione të zgjedhura ishin edhe Italia (Pizë, Romë, Milano etj.), Greqia (Selanik, 150 euro për person, 3 ditë) dhe Franca.

Prenotime ka edhe për Stambollin, me katër ditë qëndrimi. Vendet fqinje, si Maqedonia apo Mali i Zi, duke qenë afër, vizitohen kryesisht në mënyrë individuale. Por, ka pasur kërkesa edhe nga oferta nga agjencia”. Nuk mungojnë as destinacionet ekzotike. Nga agjencia Bora Travel pohojnë se ka pasur kërkesa për destinacione më të largëta. Mes tyre, Dubai 5 ditë, 725 €, ndonëse ka qenë kryesisht zgjedhje e fundvitit, edhe për festat e nëntorit ka pasur kërkesa. Edhe Lanzarote ka qenë një tjetër destinacion që ka zgjuar interes, 615 euro/person, 5 net qëndrimi.

http://www.monitor.al/ku-do-arratisen-shqiptaret-per-festat-e-nentorit/

Etiketa: festanentorshqiptareudhetime

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kaba: Patriotizëm fals, Rama i tha Ramushit “gomar”, ai ia ktheu “tradhtar”

Kaba: Patriotizëm fals, Rama i tha Ramushit "gomar", ai ia ktheu "tradhtar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com