Patrioti që babëzia po e lë pa frymë. Kush do i japë oksigjen? Iliri vallë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patrioti që babëzia po e lë pa frymë. Kush do i japë oksigjen? Iliri vallë?

18:00 | 29/11/2018
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

I bëri të gjitha. Mallkoi Europën me “What the fuck!”. Ja futi kokën në m… Arben Ahmetajt, sepse i doli kundër duke mbështetur taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjes. Foli tre herë më shumë se Ramushi në konferencë për shtyp. I vuri të gjithë në rresht të bënin shqiponjën me pëllëmbë, punë e madhe se shokut Enver (Hoxhaj) i doli shalëshqyer.

… dhe tani po kthehet mendueshëm, i rëndë si udhëheqës prasi që të merret me gjërat e vogla të bezdisura si Unaza e Re, burgun e Gjushit, drogën e Maminasit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sepse, ai i bën të gjitha, vetëm që të harrohet zullumi që ka gatuar në vendin që duhet ta qeverisë. Shpesh bëhet gjaknxehtë dhe patriot; matet me hijen e Isa Boletinit. Abdylit të Lidhjes ia varrosi të birin, por i çan kokën Sevo, i cili nuk e di që ka mbaruar lufta, ndaj është akoma partizan me yll në ballë. Puna është që Mit’hati i ndjerë nuk e voton, Sevo po, madje ka dhe teserën e Rilindjes.

Vdes të thotë atë shprehjen e Ismail Vlorës që prapa i vjen historia, por prapa ka vetëm Sajen, banditët e drogës së Maminasit, kriminelët e Durrësit, Shkodrës, Tiranës, Shijakut, Vlorës e kështu me radhë.

Ja pra, ky është udhëheqësi që është zënë në çark nga babëzia e vetë për të përpirë çdo pushtet, çdo kryq leku që kalon në këto vise. Kjo po i zë frymën, sado që ai gëlltit, se është i pangopur, por po i mbarohet fryma. Ka nevojë për oksigjen.

Ndaj kërkon të marr frymë dhe bëhet patriot, nacionalist, i gafuret Serbisë, kur ka bekuar planin e Thaçit për ndryshim kufinjsh. Flet për bashkim trojesh, kur ka shitur Çamërinë, detin dhe nuk ia mban të bëjë gëk, megjithëse u vra shqiptari i katërt brenda një jave në shtetin e vëllamit Tsipras.

Ka nevojë për oksigjen dhe pret mos i jep Ilir Meta një grimë. Pret se mos bie në pazar me njerëzit e Ilirit për zgjedhjet vendore. Nëse ata i japin frymë për këto zgjedhje, ai ia del ta shtyjë, sepse ka hall vetëm sa të kapi veten. Pastaj e thurr intrigën sikur me qenë grua e përdalë, me kujdes dhe me merak që të fusë në thesin e tij të shejtanit të parët ata që i dhanë frymë,

Ky është patrioti, nacionalisti që të bën vetëm për të qeshur, pasi tani është veç një karagjoz pazari.

Etiketa: Arben Ahmetajarben llallababëziafrymëIlir MetaoksigjenpatriotiWhat the fuck!

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sandër Lleshaj: Shqiptarët të tregojnë respekt për Policinë e Shtetit

Sandër Lleshaj: Shqiptarët të tregojnë respekt për Policinë e Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

10:52 | 25/12/2025
Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

10:38 | 25/12/2025
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

10:34 | 25/12/2025
Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

10:22 | 25/12/2025
Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –
  • Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –
  • Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –
  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –
  • Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com