Patozi: Mund ta lësh kopilin në derë, por për ta bërë atë, nuk ia lë dot dikujt tjetër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Mund ta lësh kopilin në derë, por për ta bërë atë, nuk ia lë dot dikujt tjetër

20:09 | 14/08/2017
në Shqiperi
0

Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me një debat mes aleatëve dhe Partisë Demokratike për çështjen e ministrave.

Në një postim në facebook, Patozi  shkruan se “aleatët duhet të qartësohen një herë e përgjithmonë se tek kasollja jonë, që sa vjen e zvogëlohet, ka vend vetëm për ata që mendojnë njësoj”. 

Statusi i plotë

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

QË TË MOS PRISHET HARMONIA E KASOLLES

Tani që mendoni se i keni larë hesapet me armikun e shtëpisë, dilni një herë shikoni edhe nga baçet e komshinjve. Se nuk mjaftojnë 230 mijë ushtarë, që munguan në apelin e 25 qershorit, por mbase ju duhen dëshmorë të tjerë, që duhet të bien ndoshta pak me vonesë për kauzën e madhe të “çadrës së lirisë”.
Le ta mësojnë edhe aleatët se çfarë i gjen nëse e prishin unitetin e çelniktë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. Që të mos guxojnë më të cënojnë atmosferën festive, që ka përfshirë të madh e të vogël në Shqipëri, sidomos pas fitores plebishitare të 22 korrikut.
Ndajini edhe ata pak aleatë, që na kanë mbetur, në të mirë dhe të këqinj, në djaj apo ëngjëj, në ata që duhen dhe në të tjerë që nuk duhen, se nuk mjaftoka që edhe bashkë me ta jemi sot në parlament 14 mandate më pak se 4 vjet të shkuara. Tek e fundit, ata duhet të qartësohen një herë e përgjithmonë se tek kasollja jonë, që sa vjen e zvogëlohet, ka vend vetëm për ata që mendojnë njësoj.
Të tjerët, që mund të kenë kokën e tyre, le të gjejnë strehë ku të duan. Janë të lirë të shkojnë në shtëpi të tjera, në vila apo grataçelë, po të duan, mjafton që të mos e prishin rregullin harmonik dhe harmoninë e rregullt të kasolles.
Dhe pasi të keni mbaruar punë me të gjithë, futjuni edhe një herë qilizmës brenda gardhit të partisë sonë, se mbase ju ka tepruar ndonjë armik, të cilin mund të mos e ketë kapur tamam vala e parë e luftës së klasave. Nga ulja e vigjilencës apo nga fshehja e kokës së gjarprit, kjo pak rëndësi ka.
Le të kthehet kjo në një zakon të përhershëm apo në një ligj të pashkruar, njësoj siç ka mbetur që në çdo 4 vjet, më 22 korrik, Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë votime për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar.
Nuk jua kam fare merakun që këtë mision do ta kryeni me sukses, sepse të tillë e keni edhe porosinë, edhe zellin. Por një këshillë e kam edhe për ju: Bëjini një zë udhëheqësit që të kthehet në atdhe, megjithëse është kohë pushimesh, sepse ka ca gjëra në botë që nuk delegohen dot. Fjala vjen, mund t’ia lësh dikujt kopilin në derë, por për ta bërë atë, nuk ia lë dot dikujt tjetër. Sepse nuk mjafton të jetë vetëm kopil, por duhet të jetë edhe i yti.
Mbase i bën mirë kthimi dhe e kthjellon për të dalluar më mirë se cilat janë punët që i takojnë të bëjë opozitës, edhe sikur populli bashkë me qeverinë të shkojë i gjithi me pushime. Mbase e frymëzon puna dhe vepra juaj dhe e shtyn edhe më tej pastrimin e oborrit tonë dhe kopshteve të fqinjëve nga barërat e këqija.
Por që të jeni brenda, në rast se ka këtë mendje, i thoni që të sjellë me vete edhe një tufë me kostume doku, nga ato që vishnin kinezët në vitet e Revolucionit Kulturor, që jo vetëm të mendoni njësoj, por edhe të mbatheni gjithashtu njësoj. Me të njëjtën uniformë si lideri suprem dhe i pagabueshëm.

Etiketa: Astrit PatoziPartia Demokratike

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Hapet ura e Zvërnecit, rritet numri i turistëve

Hapet ura e Zvërnecit, rritet numri i turistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kuvend dhe protestë në orën 10:00, “blindohet” Parlamenti, pritet seancë e tensionuar –

Kuvend dhe protestë në orën 10:00, “blindohet” Parlamenti, pritet seancë e tensionuar –

09:26 | 12/03/2026
Bie ndesh me normat për Azilin –

Bie ndesh me normat për Azilin –

09:00 | 12/03/2026
Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean –

Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean –

08:46 | 12/03/2026
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik –

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik –

08:32 | 12/03/2026
PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët –

PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët –

08:16 | 12/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kuvend dhe protestë në orën 10:00, “blindohet” Parlamenti, pritet seancë e tensionuar –
  • Bie ndesh me normat për Azilin –
  • Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean –
  • Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik –
  • PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët –
  • Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kuvend dhe protestë në orën 10:00, “blindohet” Parlamenti, pritet seancë e tensionuar –
  • Bie ndesh me normat për Azilin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com