Pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat –

19:29 | 17/05/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në Shqipëri gjatë viteve të fundit po vihet re një fenomen shqetësues për studiuesit e zhvillimeve shoqërore, ai i rënies së numrit të martesave. Në dekadën e fundit ato janë tkurrur me rreth 18% krahasuar më atë paraardhëse, dhe po kaq në vitin 2021, ose me rreth 4 mijë më pak, krahasuar me mesataren e 5 viteve të fundit. Studiuesit mendojnë se të rinjtë sot e shtyjnë moshën e martesës të kushtëzuar nga disa faktorë, që lidhen me karrierën, arritjet profesionale, punën dhe të ardhurat financiare. Sipas statistikave të INSTAT, sot papunësia në radhët e të rinjve të moshës 15 deri 29 vjeç është mbi 20%, ose 10 pikë përqindje më e lartë se niveli i papunësisë në tërësi. Këto tregues sipas ekspertëve ulin mundësitë për krijimin e familjes dhe të sjelljes në jetë të fëmijëve. Zëri i Amerikës pyeti disa qytetarë, mes tyre dhe të rinj, mbi këtë fenomen. Ata veçuan si pengesën kryesore, për krijimin e martesës, mundësitë e kufizuara ekonomike.

“Duhet parë me zhvillimin e shoqërisë. Tani secili do të jetë i pavaruar, martesa është obligim. Njerëzit kanë shumë pasiguri”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Gresilda Merkaj, studente.

“ Pengesë është ekonomia e dobët, tradhëtia. Të rinjtë nuk i besojnë më martesës, dashurisë, besimi është shkëputur. Ka shumë faktorë që nuk arrijnë sot të rinjtë njerëzit të binden për martesën”– tha për Zërin e Amerikës Anxhela Kollozaj, studente.

“ Nuk martohen sepse nuk janë të sigurt, shtëpi s’kanë, punë s’kanë dhe nuk kanë siguri për jetën”– vijoi Xhevat Hysenaj, qytetar nga Tirana.

Sociologët vërjenë se në prag të një martese, hyjnë disa faktorë në lojë, ku kryesoret janë, puna, të ardhurat dhe strehimi.

“Pyetja që ne shtrojmë është: A është e mundur që me të ardhurat mesatare ne të garantojmë mundësinë e të paturit të një çatie mbi kokë? Kërkohet një siguri kontraktuale. A është e mundur që ne sot të garantojmë këtë siguri kontraktuale? Fillimisht ne duhet të sigurojmë nevojat më bazike dhe nevojat për siguri. Nevojat për siguri përkthehen në nevojë për një kontratë pune të sigurt dhe nevojë për një strehë të sigurt”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ela Tollkuçi, psikologe sociale.

“Në fakt ne kemi vërejtur se ka një disbalancë shumë të madhe mes të ardhurave që kanë të rinjtë sot dhe asaj çfarë ata duan të krijojnë në të ardhmen e tyre. Dhe kjo ndonjëherë bën që ata të ndihen të paplotësuar”- tha për Zërin e Amerikës, Arjana Muçaj, Shefe e Departamentit të Pedagogji – Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.

Një nga të dhënat që e bën më të vështirë situatën e të rinjve në vend, lidhet me faktin se sipas INSTAT, 26.1 % e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç nuk janë as në punë dhe as në shkollë. Autoritetet thonë se kanë marrë masa për të ulur papunësinë dhe nxitur aftësimin profesional tek të rinjtë, përmes disa nismave të posaçme. Sipas tyre ka nisur të zbatohet një program për Kodimin, që parashikon subvencionimin nga buxheti i kurseve për të rinjtë në këtë fushë, gjithashtu dhe ofrimin e kurseve falas për profesione të kërkuara në treg si hoteleri turizëm, grafik dizajn dhe aftësi digjitale. Mbështetje ofrohet edhe për çeljen e bizneseve të reja, dhe 50% e përfituesve, thonë zyrtarët, aktualisht janë të rinj. Gjithashtu dhe bizneseve që punësojnë të rinj të papunë u subvencionohet gjysma e pagës për ta. Sipas tyre, fokus të veçantë këtë vit do ketë një program që aplikohet edhe ne vendet e BE, ai i garancisë rinore.

“Garancia rinore parashikon ofrimin e një mundësie punësimi brenda 4 muajve, trajnimi ose edukimi për çdo të ri që është jashtë tregut të punës, pra i papunë, nuk është në një formim profesional ose nuk është në një proçes edukimi”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Klevis Hysa, Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Punës dhe Aftësimit.

Bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës, prej 5 vitesh ofron disa lehtësira në strehim për ciftet e reja 25 deri 35 vjeç. Autoritetet lokale në kryeqytet u ofrojnë atyre kredi të buta, duke subvencionuar interesat e kredisë në blerjen e një banese. Deri tani kanë përfituar mbi 1 mijë çifte të reja thonë zyrtarët.

“Çiftet e reja janë prioritet dhe tek programet e reja të strehimit, siç janë bonusi i qerasë dhe banesat sociale, edhe pse realisht në disa programe synojmë shumë që një pjesë e mirë të jenë dhe persona që janë pa të ardhura ekonomike apo nga grupime të tjera sociale, por gjithsesi çiftet e reja janë prioritet”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Anisa Subashi, drejtore e Shërbimit social në Bashkinë e Tiranës.

Por sociologët thonë se kostot e jetesës po rriten çdo ditë, në raport me mundësitë. Qeveria ka njoftuar rritjen e pagës mesatare në rreth 900 euro ose me 67%, ka rritur pagën minimale, pagën në disa sektorë publikë, por statistikat e papunësisë në radhët e të rinjve me 20% i zbehin këto nisma. Ekspertët e lidhin numrin në rënie të martesave me pasigurinë në tregun e punës si emigrimin në shkallë të lartë të të rinjve. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 110 mijë apo afro 64% e shtetasve që kanë emigruar në vitet 2011-2019, janë të rinj të moshës 15-34 vjeç. Studiuesit thonë se pasojat në shoqëri do të jenë të mëdha, nëse të rinjtë vendosin gjithnjë e më pak martohen, të shtyjnë moshën e martesës, apo të largohen nga vendi.

“Çdo shoqëri mbahet me kontributet e çdo grupmoshe. Do të shohim që kemi të rinj të cilët mbeten beqarë, nuk krijojnë familje. Ata do të kthehen në të moshuar, që do të jenë në një barrë për shoqërinë. Do të jenë kosto për çdo qeveri që do të vijë. Do të ulet numri i kontribuesve dhe popullsia do plaket. Nëse nuk sjell në jetë pasardhës kush do të kontribojë”?– vijoi Arjana Muçaj, Shefe e Departamentit të Pedagogji – Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.

Por sociologët vërejnë, se sot ka dhe një qasje të re ndaj institucionit të martesës. Besimi në të është ulur dhe të rinjtë preferojnë të bashkëjetojnë.

“Sot jo detyrimisht një çift duhet të martohet për të bashkëjetuar dhe për të sjellë në jetë pasardhës Sot preferohet të bashkëjetohet, sepse vlerat, traditat dhe besimet kanë ndryshuar” – vijoi Ela Tollkuçi, psikologe sociale.

E megjithatë në radhët e të rinjve përtej hezitimeve dhe pasigurive për të krijuar martesë ka ende besim tek ky institucion.

“Unë e mbështes martesën, pavarësisht se ajo mund të vijë me disa disavantazhe, por pa disavantazhe nuk ecet, pa krijuar familje nuk ecet në jetë. Ne duhet të mendojmë që të vazhdojë shoqëria. Familjet e rregullta formojnë fëmijë më të rregullt”– vijoi Gresilda Merkaj, studente.

Studiuesit vënë re me shqetësim se rënia e numrit të martesve po shoqërohet dhe me rritjen e divorceve, tregues që sipas tyre e vendosin familjen shqiptare në krizë. Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në vend, emigrimi, papunësia, informaliteti në ekonomi, kanë sjellë pasiguri të shumta,- thonë ata, ndaj martesa nuk është në planet e të rinjve. Kostot e kësaj krize kanë filluar të ndihen me rënien e numrit të lindjeve në vend, rritjen e moshës mesatare të popullsisë, pra plakjen e popullsisë, mungesën e fuqisë punëtore dhe raportin e zhdrejtë mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën e sigurimeve shoqërore. Këta faktorë e dëmtojnë shoqërinë në terma afatgjatë, argumentojnë studiuesit, ndaj dhe masat e ndërmarra për parandalimin e tyre kanë ndikim të ulët në shoqëri.

/VOA/

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Mos u merr me fushatë se mund të kesh pasoja”, detaje nga atentati ndaj Armando Prengës –

“Mos u merr me fushatë se mund të kesh pasoja”, detaje nga atentati ndaj Armando Prengës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026
Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com