Një ditë pas fjalimit të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, nga ku mori shumë kritika dhe fjalë jo të mira, kryeministri Edi Rama sot ka publikuar disa foto nga takimet e zhvilluara atje. Kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një fotoalbum, ndërsa thekson se dje ishte një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Mirëmëngjes dhe me Fotoalbumin e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se fjali i Ramës ngjalli pakënaqësi pasi ky i fundit iu drejtua me tonë të ashpra dhe gjuhë fyese ndaj Këshillit të Evropës për miratimin e raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë, por as të pranishmit nuk nguruan t’i tregonin vendin duke refuzuar ftesën e tij për darkë pune.