Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, ka nënshkruar një kërkesë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pas kërkesës së Ukrainës.
“Aplikimi për anëtarësim në BE është një tjetër fazë e rëndësishme në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë”, bëri me dije kryeministri gjeorgjian në një konferencë të posaçme përpara nënshkrimit.
Kjo është një tjetër lëvizje që pritet të “tërbojë” Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili kërkon gjithnjë e më shumë rikthimin e ish-Bashkimit Sovjetik.
Gjeorgjia është një tjetër shtet i sulmuar nga Rusia. Në vitin 2008, forcat ruse pushtuan Abhkazinë në Gjeorgji, duke e njohur atë më pas si Republikë, në mënyrë që të pengonin futjen e vendit në NATO dhe BE. Sulmi rus në Gjeorgji zgjati vetëm pak ditë, por duket se planet e Putinit nuk po shkojnë njëlloj në Ukrainë.