Ministri i Brendshëm, Çuçi ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, njoftoi shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Çuçi tha se Nano nuk arriti që të vendoste objektivat. Ndërkohë janë publikuar edhe momentet e largimit të Nanos nga ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë.
Teksa përshëndet me duar, ai futet në makinën e tij “Range Rover” dhe largohet.
Rikujtojmë se Nano u emërua si drejtor në tetor të vitit 2021.
Reagime për shkarkimin e tij pati nga opozita dhe ambasada amerikane në vendin tonë.