Pa asnjë justifikim, Ambasada Greke në Tiranë ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë te Panairi i Librit.
Përfaqësues të lartë të Ambasadës u kanë bërë presion Shtëpisë Botuese “Çamëria” për të hequr stendën e tyre, duke ndaluar shitjen e librave.
Pas ndërhyrjes së Shoqatës Patriotike “Çamëria”, është rivendosur stenda e hequr me librat për Çamërinë te Panairi i Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar ditën e sotme.