Publikimi në ERTV i videos së takimit të Elisa Spiropalit me prindërit e të miturës së abuzuar seksualisht në Kavajë ka ngjallur kritika të ashpra nga opozita dhe media.
Duke neglizhuar faktin që familjes së të miturës tashmë i është cënuar privatësia, drejtori i Komunikimit në kryeministri Endri Fuga ka reaguar për politikanët dhe mediat që sipas tij u indinjuan me publikimin e vizitës së Spiropalit.
“Ata politikane dhe media qe shfaqen sot gjasme te indinjuar per viziten e @elisaspiropali tek familjaret e vajzes ne Kavaje jane pikerisht arsyeja pse prinderit e vajzes vendosen te dilnin hapur me ate mesazh te drejtperdrejte ne ERTV.”– shkruan Fuga.