Kreu i AK, Kreshnik Spahiu ka shpërndarë një foto në rrjetin social, Instagram, ku shfaqet Kresha së bashku me Lulzimin të përqafuar fort, fort, fort.
Një përqafim shumë mallëngjyes për vetë liderin e Aleancës Kuqezi, i cili citon “Po ndodh: Unë dhe Lulzimi do të largohemi të fundit”.
Ky dedikim i ngrohtë vjen në ditën e dhjetë të protestës së opozitës dhe një ditë pasi një militant i Lulzim Bashës e rrahu Kreshën paq. Ky përqafim duket është dhe shenja e paqes, sepse tani e kishte radhën Luli të rrihej nga militantët e Kreshës.
Një tjetër pyetje shqetëson lexuesit: derisa Kreshniku shkruan: “Po ndodh”, sa minuta, orë ka zgjatur ky përqafim?