Kryeministrti Edi Rama do të takohet sot me kryebashkiakët e vendit. Takimi do të zhvillohet në Kryeministri, në orën 12:00.
Kjo mbledhje vjen pas shkarkimit të kreut të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Gjykata la dje në burg Tushen, i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderë.