Shkrihet zyra e ALUIZNI-t në qytetin e Beratit.
Ky vendim është marrë nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame pas kërkesës që i erdhi nga kryeministri Rama për të ndjekur veprimtarinë e këtij institucioni.
Gajtë bashkëbisedimit të qytetarëve me Ramën një 80-vjeçare ngriti shqetësimin për legalizimin e banesës duke theksuar se ALUIZNI nuk e kishte zgjidhur problemin e saj.
Në këtë mënyrë Rama ngarkoi Lamen të ndjekë nga afër këtë rast dhe pas kontrolleve u mor vendimi për të shkrirë zytën e ALUIZNI-t të këtij qyteti.