Pas 24 vitesh arrati është arrestuar në Londër një prej personave më të kërkuar nga Interpol Tirana, shtetasi Arjan Hoxhaj, 50 vjeç.
Ky shtetas kishte hyrë në Anglin ë mënyrë ilegale si dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Ramadan Bregut në 12 Prill të vitit 1995.
Një tjetër akuzë që rëndon ndaj tij është edhe ajo e tentativës së vrasjes të Nefail Bregut në të njëjtën ditë.
Fieraku Arjan Hoxhaj është i dënuar me 23 vite burg në mungesë.