Meta: Rama ka vështirësi për të bashkëjetuar me demokracinë, pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Rama ka vështirësi për të bashkëjetuar me demokracinë, pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira

16:27 | 08/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë qëndrimit në Estoni, ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror.

Sa i takon hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, Presidenti Meta është shprehur se Holanda dhe Franca duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë.

I pyetur për marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Meta u shpreh se Rama ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Intervista e presidentit Ilir Meta zbardhur nga Syri.net:

Gazetari: Mirë se vini në programin tonë, Zoti President Meta!

Presidenti Meta: Ju faleminderit për ftesën!

Gazetari: Ju tani nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese në vendin tuaj apo  jo?

Presidenti Meta: Ky është një tjetër problem, por shpresojmë që në muajt e ardhshëm do ta kemi Gjykatën Kushtetuese dhe që ajo do të marrë vendimet e duhura e të drejta.

Gazetari:Ka një ngërç mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Institucionit të Presidentit. Ju duhet të emëroni gjyqtarët për në Gjykatën Kushtetuese dhe duket sikur kjo gjë është tepër e vështirë. Si mendoni ta tejkaloni këtë ngërç?

Presidenti Meta: Ky është një ngërç i kanalizuar gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, që u votua në mënyrë unanime tre vjet më parë, kur unë isha Kryetar i Parlamentit dhe kur ne ia dolëm mbanë të arrinim një konsensus me të gjitha partitë parlamentare. Por gjatë zbatimit të reformës në drejtësi përjetuam disa probleme, por shpresoj që së shpejti do t’ia dalim mbanë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionuese.

Gjithashtu, edhe për ta çuar reformën gjyqësore përpara në drejtimin e duhur.

Gazetari:Gjithsesi, kur shikoj zgjedhjet vendore, të cilat u sunduan nga një parti e vetme, ku votuesit nuk kishin ndonjë zgjedhje, kur kam parasysh faktin se ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese, çfarë tregojnë të gjitha për shëndetin e demokracisë në Shqipëri?

Presidenti Meta:Nuk është se po kalojmë çastet më të shkëlqyera të demokracisë në Shqipëri.

Gazetari: Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të?

Presidenti Meta: Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.

Gazetari: Vetëm disa muaj më parë ai tha se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, sepse institucionet e saj politike nuk janë edhe aq fort të zhvilluara në të tashmen?

Presidenti Meta: Kjo është arsyeja më e mirë që ai duhet të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin, për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik.

Gazetari: Javën e ardhshme ju shpresoni që të merrni një ftesë për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Kam një ndjesi se Bashkimi Europian është paksa i lodhur nga krizat e veta të brendshme. E pse i duhet që të importojë një krizë si ajo që po përjeton vendi juaj me demokracinë?

Presidenti Meta: Edhe kriza jonë, ajo së cilës ju i referoheni, kjo e demokracisë në Shqipëri, po e pasqyron këtë krizë të brendshme të Bashkimit Europian, sepse ata mund të jenë më tepër ndihmues për ta shmangur këtë situatë krize. Ata mund të jenë më shumë të paanshëm dhe më të përkushtuar për të mundësuar dialogun politik mes të dyja palëve. Sidoqoftë, pse Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e saj hapur për zgjerimin përkundrejt Shqipërisë? Sepse Ballkani është shumë jetësor për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Dhe mbajtja hapur e dyerve të zgjerimit për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut, e cila e meriton plotësisht si dhe për vendet e tjera, që shpresojnë të vazhdojnë në këtë rrugëtim, mendoj se ky do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni, që ka qenë dhe do të jetë shumë jetësor për qëndrueshmërinë e mbarë kontinentit.

Gazetari: Ka disa vende tepër skeptike: Holanda, Francë, madje edhe Greqia, që nuk janë edhe aq shumë entuziaste për të nisur bisedimet e anëtarësimit me vendin tuaj. Si e mund t’i bindni këto vende?

Presidenti Meta: Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë ‘Po!’ hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë,por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces.

/syri.net/

Etiketa: estonihapja e negociatave me Bashkimin EuropianPresidenti i Republikës Ilir Metatelevizion shteteror

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Ngjarje makabër në Rusi, 19 vjeçares i presin kokën dhe ia hedhin nga kati i 12-të i banesës

Ngjarje makabër në Rusi, 19 vjeçares i presin kokën dhe ia hedhin nga kati i 12-të i banesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com