Partizani, një histori dashurie… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partizani, një histori dashurie…

01:14 | 25/07/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Saimir Demi

Janë shtatë dekada histori që vazhdojnë me të njëjtin ritëm dhe kjo për një arsye shumë të madhe, pasi flitet për një emër që është i mbuluar me shumë dashuri. Në të mirë dhe në të keq. Midis të mëdhenjve, diku në një kategori inferiore, madje edhe kur preku tabanin e detit. U munduan ta fyenin, ta shpërfillnin, ta trajtonin si të barabartë edhe me ata që fushat i përdornin një ditë për futboll dhe gjashtë të tjera për kullota, apo që i kishin dhënë topit formën e kokës së tyre. Dhe në fund u ngrit, për të mbërritur tek orët e së mërkurës në Budapest. Thuhet se u ndërtua pasi regjimi i atëhershëm e kishte të nevojshme dhe unë gjithmonë e kam besuar këtë variant të historisë, por të ndiqesh në një kohë rekord nga pjesa më e madhe e shqiptarëve të sportit është thjeshtë dashuri, e cila nuk mund të imponohet nga sistemet politike. Imponohet kuptohet, por nga ata që i kanë prezantuar me këtë uniformë që nga dita e themelimit dhe deri tek orët e së mërkurës në Budapest. Ky është Partizani, fare i natyrshëm, sigurisht e tillë edhe historia që ka tërhequr pas vetes. Ndërsa për ta provuar një gjë të tillë nuk është e nevojshme të jesh as tifoz, por thjesht një dashamirës i gjithçkaje që prodhohet në këtë vend dhe që herë-herë ka aftësinë të të bëjë krenar. Mjafton vetëm një udhëtim i shkurtër nga shtëpia ku banon deri në “Groupama Arena” që është shtëpia e hungarezëve të Ferencvarosh, për të kuptuar se kualifikimi i kësaj skuadre në turin e tretë të Champions League nuk ka ardhur vetëm për hir të aftësive teknike të skuadrës së fushë, por kryesisht për hir të mënyrës se si është konceptuar ajo… për hir të kësaj histori dashurie që vazhdon. Duhet të qëndroje i heshtur në bordin e atij çarteri që po transportonte Partizanin (pasi po të tentoje të bëheshe pjesë e atmospheres, kishte shumë mundësi të stonoje) dhe mund të gjeje lehtësisht arsyet pse ky klub është ringritur për të qenë sërish një kampion i madh. Aty ishte i gjithë Partizani, pra e gjithë familja. Një pjesë në moshë që prodhonin dashuri dhe etuziazëm dhe këta të rinjtë me uniformë që dukej qartë se ndjeheshin mirë, si ata që në fund të ditës këmbët i çojnë instiktivisht në shtëpinë e prindërve. Më pas vjen pjesa profesionale. Për presidentin Demi avioni duhet të ishte i përbashkët, ndërsa hotelet larg njëri-tjetrit, pasi entuziazmi i tepërt ka tendenca të kthehet në bezdi. Dhe për t’i shërbyer kësaj logjike, në klub është thërrur së fundmi një trajner si Sormani, një lloj diktatori sportiv. Pra shumë stërvitje, taktikën po e ka të lindur, pasi ka mbërritur nga krahu tjetër i Otrantos, si dhe shumë disiplinë, kjo e fundit një nga arsyet e fort pse Partizani i dikurshëm u kthye në një dashuri publike. Sidoqoftë, pikërisht këtu duhet të marrin fund edhe fjalitë e mia të ndjera, pasi grupit i përfundoi koha e shijimit të bukurive të Budës dhe Peshtit e i duhej të nisej në stadiumin që përfaqëson një pjese të mirë të historisë së futbollit hungarez. Në fushë do të jenë këta që kanë përkëdhelur, ndërkohë që trajneri italian ka përmendur më shumë se një herë, që kundërshtarët janë dukshëm më në avantazh për nga cilësia. Atëherë kaq ishte gjithçka, këta i morën tri pikët e tyre me këtë organizim spektakolar dhe këtë mirësi që shpërndanë, ndërsa të tjerat, për t’u arritur kërkojnë gjëra më specifike. Por, në fakt nuk kishte përfunduar asgjë, madje historia e re sapo ka filluar…, sepse ky është Partizani. Ai Fili është vetëm 20 vjeç dhe më bëri përshtypje kur iu drejtua dikujt: “Ne luajmë për fanellën, jo për premio”. Ndërsa më pas u tregua disi arrogant për moshën: “Nuk e thashë për të qeshur”, kur vuri re që ai që kishte përballë pikërisht këtë po e bënte, por me ironi. Labinot Ibrahimi më tha se ndjente dhimbje të forta në gishtin e madh të dorës, por festonte me të gjithkënd që i afrohej, me një pamje të lumtur që e kishte stampuar në fytyrë. Presidenti Demi, ndoshta edhe për të ulur tensionet që përpara ndeshjes na bëri të ditur se është duke menduar seriozisht për organizimin e transfertës së turit të ardhshëm. Ky pra është edhe Partizani i rindërtuar, një histori besimi, karakteri… dhe padyshim e njëjta dashuri.

Etiketa: Champions LeagueFerencvaroshhistori dashurieLabinot IbrahimiOtrantoPartizaniPresidenti Demisaimir demi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Apeli i fëmijëve sirianë: Na “kapni” si “Pokémon Go”

Apeli i fëmijëve sirianë: Na "kapni" si “Pokémon Go”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com