Partizani ka hedhur një tjetër hap fals në luftën për titullin kampion.
Të kuqtë nuk kanë shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 me Vllazninë.
Barazimi bëhet edhe më i hidhur, për shkak se shkodranët kanë barazuar në minutën e ’90.
Skënderbeu nga ana tjetër, nuk ka falur dhe ka fituar 3-1 me Pukën, ndeshje kjo e zhvilluar në “Qemal Stafa”.
Me këtë fitore, Skënderbeu shkëputet 4 pikë nga Partizani.
Tirana ndërkohë ka fituar 2-0 ndaj Bylysit dhe i afrohet Partizanit të vendit të dytë.
Ndërsa Kukësi me Teutën nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2.