Ora mund të qëndrojë gjithmonë e pandryshuar. Parlamenti Europian ka miratuar propozimin ndërsa miratimi përfundimtar do të bëhet nga Komisioni Europian.
Eurodeputetët kërkojnë që t’i jepet fund ndryshimit të llogaritjes së kohës dy herë gjatë vitit.
“Lëvizja e akrepave 60 minuta përpara në verë i bën njerëzit më të lodhur dhe si rrjedhojë rritet rreziku nga aksidentet”, argumentoi europarlamentarja franceze, Karima Delli.