Ish-kryeministri, Sali Berisha është paraqitur në orën 09:00 në seancën e Kuvendit.
Berisha konfirmoi faktin që opozita do të vijojë të mos lejojë zhvillimin normal të seancës parlamentare pa miratuar kërkesat e tyre.
Berisha u shpreh se maxhoranca ka planifikuar të përdorë ushtrinë por as kjo nuk do e ndalojë.
“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë, parlamenti i vendeve diktatoriale.
Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.
Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi – Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte.
Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! – Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese.”, u shpreh Berisha.