“Parashikimi nuk është i mundur”/ Sizmiologu gjerman: Bregdeti shqiptar i ekspozuar ndaj rreziqeve sizmike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Parashikimi nuk është i mundur”/ Sizmiologu gjerman: Bregdeti shqiptar i ekspozuar ndaj rreziqeve sizmike

15:00 | 23/09/2019
në Kryesore
0

Read more

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike (GFZ) në Potsdam mbi arsyet e tërmeteve në rajonin e Evropës Juglindore.

DW: Një seri tërmetesh, më i forti me një magnitudë prej 5,6, tronditën Shqipërinë në fundjavë. Prej disa dekadash nuk kishte rënë një tërmet kaq i fortë. Edhe në qershor pati një tërmet të shkallës 5,2 në Korçë. A po bëhet Shqipëria një zonë sizmike e rrezikuar?

Tilmann: Bregdeti i Shqipërisë ka hyrë gjithmonë në ato rajone të Evropës, që kanë qenë të ekspozuara ndaj rreziqeve të rënda sizmike. Tërmetet në këtë rajon kanë të bëjnë me lëvizje të Afrikës drejt veriut. Pllaka kontinentale afrikane lëviz me disa milimetra në vit drejt Evropës. Këto përplasje kontinentale krijojnë tensione, sidomos pjesë të mikropllakës së Adriatikut shtyhen e hyjnë nën Ballkan. Tërmeti në afërsi të Tiranës ka të bëjë me këto tensione.

DW: Nëse shikon hartën me tërmetet të regjistruara në Evropë në 14 ditët e fundit, vëren se lëkundje ka patur vetëm në Itali dhe në Evropën Juglindore, natyrisht jo në dimensionin e tërmetit të fundjavës në Shqipëri, por është një numër i konsiderueshëm lëkundjesh të vogla. Cilat janë arsyet gjeologjike e tektonike shkaktojnë këto lëkundje dhe tërmete?

Tilmann: Italia dhe Evropa Juglindore janë rajonet më të rrezikuara sizmike të Evropës dhe si rezultat atje shfaqet një aktivitet i lartë tërmetesh të vogla dhe të parrezikshme. Tërmetet shfaqen kudo ku krijohen tensione në tokën e ngurtë, kryesisht por jo vetëm në koren e tokës, dhe aty ku temperaturat janë mjaft të ulëta. Këto tensione çlirohen përmes deformimeve të papritura me plasaritje të tokës (pra tërmet). Ndërsa në temperatura të larta shkëmbinjtë deformohen plastikisht në një proces pak a shumë të vazhdueshëm, pa krijuar një lëshim të papritur të energjisë.

DW: Shpesh dëgjojmë që transformimi i klimës favorizon katastrofat natyrore. Në ç‘raport qëndron ndryshimi i klimës me shpeshtimin e tërmeteve?

Tilmann: Pjesa më e madhe e energjisë sizmike çlirohet nga tërmetet tektonikë, do të thotë nga tensionet që grumbullohen nga lëvizjet afatgjata të kontinenteve, lëvizje që e marrin impulsin nga procese të brendshme në brendësi të tokës. Ndryshimi i klimës praktikisht nuk ka ndikim në këto procese të brendshme. Megjithatë ne e dimë, se me lëvizjet ngritëse vertikale pas shkrirjes së gjerë të akullnajave në fund të epokës së fundit të akullit, janë shkaktuar tërmete shumë të fuqishme me magnituda më të mëdha se M7, për shembull në vendet skandinave. Por ky është një proces shumë i ngadalshëm dhe edhe në këtë situatë aktiviteti i lëkundjeve në mbarë botën do të dominohet nga lëkundje tektonike, si p.sh ajo në Shqipëri.

DW: Qendra gjermane e Kërkimeve Gjeologjike, në të cilën ju drejtoni sektorin e sizmologjisë, kryen matje sizmike në mbarë botën përmes sistemit të monitorimit të tërmeteve. Në ç‘masë mund të përdoren këto matje për të vlerësuar rrezikun nga termeti duke e bërë atë të parashikueshëm?

Tilmann: Parashikimi afatshkurtër i tërmetit nuk është i mundur në gjendjen aktuale. Sidoqoftë me vëzhgimin e vazhdueshëm të aktivitetit të tërmeteve mund ta vlerësosh më mirë rrezikimin e rajoneve të caktuara në një periudhë afatgjatë. Përveç kësaj për shkak të përcaktimit të shpejtë të parametrave të lëkundjeve mund të jepet ndihma me efikasitet dhe në disa raste është e mundur edhe paralajmërimi disa sekonda përpara. Por sisteme të tilla ka në pak vende, si në Mexiko-City dhe në Japoni.

DW: Në rastin e Shqipërisë çfarë mund të këshillohet si prevencion? Në ndërtimet e shtëpive jo gjithmonë është menduar për rrezikun e tërmeteve. Çfarë duhet marrë parasysh në ndërtimin e banesave, me qëllim që ato të jenë të sigurta e rezistente ndaj tërmeteve.

Tilmann: Nuk i njoh saktësisht detajet e situatës në Shqipëri, cilat norma ndërtimi ekzistojnë dhe në ç‘masë respektohen ato në praktikë, prandaj mund të bëj pohime të përgjithshme. Së pari duhet themi se sipas raportimeve të mediave, ky tërmet me sa duket jo i rëndë, nuk ka shkaktuar viktima apo lëndime serioze. Në përgjithësi nuk është e mundur që të shmangen krejtësisht pasojat e një tërmeti. Prandaj primare është shmangja e kolapsit të plotë, për të mbrojtur njerëzit, që ndodhen brenda shtëpive. Disa lloje ndërtimesh, për shembull muratura të papërforcuara, me çati të vendosura lirshëm, janë të prirura të shemben nga lëkundjet e forta dhe duhen shmangur në zonat e rrezikuara nga tërmetet. Në përgjithësi ekziston mundësia që edhe materiali ekzistues historik i ndërtesave të bëhet më rezistent ndaj tërmeteve duke i vendosur struktura lidhëse dhe përforcuese shtesë.

Por të riparosh është më e shtrenjtë se të ndërtosh nga fillimi në bazë të normave të mbrojtjes nga tërmeti. Për t‘i përdorur në mënyrë sa më efektive fondet në dispozicion, është e rëndësishme të vlerësohet sa më saktë shkalla e rrezikut, Për këtë duhet rikonstruktuar sa më saktë historiku i tërmeteve dhe që shumë të dhëna për rënien e dridhjeve të kombinohen me distancën nga vatra e tërmetit. Shkëmbimi i të dhënave mes partnerëve evropianë ka përparësi kryesore. Shumë nga të dhënat sizmologjike të mbledhura në Evropë janë tashmë të hapura, apo shkëmbehen në bazë të marrëveshjeve bilaterale./DW

Etiketa: Bregdeti i Shqipërisëdrejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjikelëkundje tektonikeProfesor Frederik TilmannShqiperi

Të Lidhura

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

nga 27
20:30 | 23/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e medikamenteve në spitalin e Lushnjës gjatë fjalës së...

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

nga 27
20:16 | 23/04/2026
0

Athina zyrtare ka rrëzuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për negociata të avancuara mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me përcaktimin e Zonës...

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

nga 27
20:14 | 23/04/2026
0

Bëhet fjalë për tre persona të dyshuar, dy nga Shqipëria, 43 dhe 34 vjeç, dhe një grek 23-vjeçar, të cilët...

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

nga 27
19:46 | 23/04/2026
0

Brenda tunelit të Llogarasë është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dyshohet për...

Para
Dosjes “184” i “ndryshon emri” dhe i zgjatën afatet

Dosjes “184” i "ndryshon emri" dhe i zgjatën afatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

20:30 | 23/04/2026
Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

20:16 | 23/04/2026
Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

20:14 | 23/04/2026
Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

19:46 | 23/04/2026
AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

19:12 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –
  • Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –
  • Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –
  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com