• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Papa në xhami: Zoti e historia do të na pyesin ç’kemi bërë sot për paqen

16:54 | 03/10/2016
në Bota
0

Me këmbë të zbathura, siç e kërkon feja myslimane, Papa Françesku hyri sot në xhaminë “Heydar Aliyev” në Baku, së bashku me shehun e myslimanëve të Kaukazit, Allahshukur Pashazadeh, me të cilin ishte takuar pak minuta më parë privatisht. Ishte vizita e fundit e Atit të Shenjtë, para ceremonisë së lamtumirës në aeroportin e kryeqytetit, me të cilën i dha fund udhëtimit të tij të 16-të apostolik në Gjeorgji e në Azerbajxhan.

“Fakti që jemi këtu sot, së bashku, është bekim!”, tha Papa, në takimin ndërfetar, ku përveç myslimanëve dhe katolikëve, ishin të pranishëm edhe ortodoksët dhe hebrenjtë e vendit. “Është shenjë e madhe, të takohemi në miqësi vëllazërore në këtë vend lutjeje – vijoi Ati i Shenjtë – shenjë, që tregon atë harmoni, që mund të arrijnë fetë së bashku, duke u nisur nga marrëdhëniet personale dhe nga vullneti i mirë i përgjegjësve”.

Lexo edhe

Tërmetet nuk ndalen në Turqi, ndihen 2 lëkundje

VIDEO/ Rrëqethëse, 4-vjeçari shpëtohet pas 33 orësh në gërmadha

Mbi 7200 të vdekur nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë

 Bashkëpunimi me të tjerët nuk varfëron, por pasuron

Në xhaminë, ku shehu i myslimanëve i dhuroi një kopje të Kuranit dhe një tapet, si ai që përdorin myslimanët për lutje, Papa nënvizoi se “jo kundërvënia, por bashkëpunimi, ndihmon të ndërtohen shoqëri më të mira e paqësore, si edhe të promovohet dialogu dhe kultura. Duke ua hapur dyert mikpritjes dhe integrimit, hapen portat e zemrave të secilit dhe portat e shpresës për të gjithë”.

Duke cituar poetin e madh të Azerbajxhanit, Nizami Ganjavi, Ati i Shenjtë vërejti se bashkëpunimi me të tjerët “nuk varfëron, por pasuron, sepse  na ndihmon të jemi më njerëzorë: të pranojmë se jemi pjesë aktive e një bashkësie më të madhe dhe ta interpretojmë jetën si dhuratë për të tjerët; të shohim si qëllim jo interesat vetjake, por të mirën e njerëzimit; të veprojmë pa idealizma e pa interventizma, pa shkaktuar ndërhyrje të dëmshme e pa detyrime, por gjithnjë, duke respektuar dinamikat historike, kulturat dhe traditat fetare”.

“Pikërisht fetë – nënvizoi më tej Papa Françesku – kanë një detyrë të madhe: t’i shoqërojnë njerëzit në kërkim të kuptimit të jetës, duke i ndihmuar ta marrin vesh se aftësitë e kufizuara të njeriut dhe të mirat e kësaj bote nuk duhet të bëhen kurrë absolute… Feja është e nevojshme për njeriun, për të arritur qëllimin e tij, është busull për ta orientuar drejt së mirës e për ta larguar nga e keqja, e cila qëndron gjithnjë e strukur në portën e zemrës. Në këtë kuptim, fetë kanë një detyrë edukative: të ndihmojnë për të nxjerrë nga njeriu anën më të mirë të tij”.

Feja me shoqërinë, si xhami me drurin në “shebeke”-t azere

Duke folur, më pas, për marrëdhëniet e feve me shoqërinë, Ati i Shenjtë përdori sërish një analogji me vetratat artistike, për realizimin e të cilave janë mjeshtra azerët. “Shebeke”-t e famshme të tyre janë ndërtuar me dru dhe me xham, por pa asnjë lloj materiali ngjitës, pa zamk e pa gozhdë. Është druri, që mban xhamin, nga i cili hyn drita. “Në të njëjtën mënyrë – theksoi Papa – është detyrë e çdo shoqërie civile ta mbështesë fenë, e cila lejon hyrjen e dritës së domosdoshme për jetën: prandaj është e nevojshme t’i garantohet liria e vërtetë. Por, nuk duhet përdorur ‘zamku” artificial, që e detyron njeriun të besojë, duke i imponuar një besim të caktuar e duke e privuar nga zgjedhja e lirë; e nuk duhet të hyjnë në fe as ‘gozhdat’ e jashtme të interesave, të etjes për pushtet e para. Sepse Zotit nuk mund t’i lutemi për interesa të njëanshme e për qëllime egoiste, Zoti nuk mund të justifikojë asnjë formë fundamentalizmi, imperializmi apo kolonializmi. Edhe një herë, nga ky vend kaq kuptimplotë, lartohet thirrja e zjarrtë: kurrë më dhunë, në emër të Zotit! Emri i shenjtë i Tij të adhurohet, të mos përdhoset e të mos tregtohet nga urrejtjet e kundërvëniet njerëzore”.

Ç’perspektivë jete u ofrojmë brezave të ardhshëm

Lutja e dialogu janë rrugët, që tregoi Papa, për bashkëpunimin e paqen ndërmjet feve, pa i hapur portën sinkretizmit e as ndonjë diplomacie, që i thotë “po” gjithçkaje. Paqja e vërtetë, nënvizoi Ati i Shenjtë, bazohet në respektin e ndërsjelltë, në vullnetin për t’i kapërcyer paragjykimet dhe për të shkuar përtej problemeve të së kaluarës, me guximin për t’i lënë mënjanë interesat e njëanshme, për të denoncuar varfërinë, përhapjen e armëve dhe fitimet e arritura, duke shkelur të tjerët. “Britma e gjakut të derdhur lartohet drejt Zotit nga toka, shtëpia jonë e përbashkët”. Duhet të japim sot, përgjigjen, e cila nuk mund të shtyhet më:

“Problemi i vërtetë i kohës sonë nuk është si t’i ndjekim interesat vetjake, por ç’perspektivë jete u ofrojmë brezave të ardhshëm, si t’u lëmë një botë më të mirë se ajo, që kemi marrë në dorëzim. Zoti e vetë historia do të na pyesin ç’kemi bërë sot për paqen; që tani, na e kërkojnë me zjarr brezat e rinj, që ëndërrojnë një të ardhme të ndryshme”.

“Në natën e konflikteve, që po kalojmë, – përfundoi Papa Françesku, duke folur veçanërisht për vendet e popujt e Kaukazit, pasuri për kulturën evropiane – fetë të jenë agime paqeje, fara rilindjeje në mesin e shkatërrimit të vdekjes, jehona dialogu që ndihen pa pushim, rrugë takimi dhe pajtimi për të arritur edhe atje, ku përpjekjet për ndërmjetësim zyrtar duket se nuk japin rezultat”.

/Radio Vatikani/

Etiketa: Ati i ShenjtëPapa Françeskuxhami

Të Lidhura

Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga tërmeti i fortë –

Tërmetet nuk ndalen në Turqi, ndihen 2 lëkundje

nga 27
22:13 | 07/02/2023
0

Turqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Mediat vendase raportojnë për dy tërmete të tjera që ka lëkundur vendin Sipas informacioneve...

VIDEO/ Rrëqethëse, 4-vjeçari shpëtohet pas 33 orësh në gërmadha

nga 27
21:47 | 07/02/2023
0

Një tjetër shpëtim rrëqethës ndodhi në qytet kur ekipet e zjarrfikësve të Tekirdağ arritën një fëmijë 4-vjeçar, Mune Rezzak në...

Mbi 7200 të vdekur nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë

Mbi 7200 të vdekur nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë

nga 27
21:01 | 07/02/2023
0

Ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën në përpjekje për të gjetur dhe nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave...

Rusia e rrezikshme, shton trupat në lindje

Rusia e rrezikshme, shton trupat në lindje

nga 27
19:17 | 07/02/2023
0

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë Oleksi Reznikov ka dhënë dorëheqjen mes akuzave për korrupsion që kanë prekur institucionin e drejtuar...

Para
Aftësia “për të ricikluar” problemet

Aftësia “për të ricikluar” problemet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –

Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –

14:23 | 08/02/2023
Skandali i manipulimeve te Juve, ‘zonjës’ i hiqen 15 pikë –

Prokurori “anti-juventin” mund të mungojë gjatë procesit –

14:05 | 08/02/2023
Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit –

Salianji ironizon kërkesën e PS: Aman më përjashtoni –

13:59 | 08/02/2023
Zjarr në një rafineri të naftës ruse në kufi me… –

Zjarr në një rafineri të naftës ruse në kufi me… –

13:51 | 08/02/2023
Angli/ Klubi i bën dalje “bomberit” shqiptar –

Angli/ Klubi i bën dalje “bomberit” shqiptar –

13:45 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –
  • Prokurori “anti-juventin” mund të mungojë gjatë procesit –
  • Salianji ironizon kërkesën e PS: Aman më përjashtoni –
  • Zjarr në një rafineri të naftës ruse në kufi me… –
  • Angli/ Klubi i bën dalje “bomberit” shqiptar –
  • Presim vendim për Mediun –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –
  • Prokurori “anti-juventin” mund të mungojë gjatë procesit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com