“Krishtlindja është marrë peng nga materializmi, që lë Zotin në hije dhe bën që shumë njerëz të jenë të vërbër ndaj nevojave të të uriturve, emigrantëve dhe viktimave të luftës”
Kështu u shpreh Papa Françesku gjatë meshës së të shtunës, ku gjithashtu bëri thirrje që të ndihmohen fëmijët dhe emigrantët, që vuajnë fshehur nën bodrume për t’iu shpëtuar bombave apo nën kuvertat e anijeve të tejmbushura.
Gjatë fljalimit të tij të majtur në mesnatë Ati i Shenjtë tha se bota e fiksuar pas dhuratave, festave dhe egoizmit ka nevojë për më shumë përulësi.
“Jezusi lindi i refuzuar nga disa dhe i injorurar nga shumë të tjerë. Sot mund të ekzistojë e njëjta indiferencë, kur Krishtlindja bëhet një festë ku jemi ne protagonistët dhe jo Jezusi, kur dritat e tregtisë lënë në hije dritën e Zotit, kur ne jemi të shqetësuar për dhuratat, por të ftohtë ndaj atyre që janë margjinalizuar”, tha Papa Françesku.