Në pak orë Ati i Shenjtë tërhoqi 405 mijë ndjekës
Papa Francesku i bashkohet me një status të tij rrjetit social Instagram. Në pak orë të së shtunës pasi hodhi mesazhin e tij të parë, Papa Franceskut grumbulloi 405,000 ndjekës, duke ja bashkëngjitur ndjekësve të tij masivë në Twitter (25 milionë përdorues në 9 gjuhë të ndryshme). Eshtë i sigurtë se ndjekësit e Papës do të shtohen, ndërkohë që drejtorët e mediave sociale të Vatikanit do të vijojnë të postojnë foto, video e mesazhe. Mesazhi i parë i Atit të Shenjtë në Instagram është një foto e vetë Papës të gjunjëzuar në lutje me titull bashkëngjitur “Lutu për mua!”, të shkruar në nëntë gjuhë të ndryshme.
“Instagram do të ndihmojë të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin dhe të dinë më shumë rreth papatit të Papa Françeskut,” deklaroi nëpërmjet një njoftimi shtypi, Dario E. Viganò, prefekt i Sekretariatit të Vatikanit për komunikimin. Ai ka sqaruar: “Ne do të zgjedhin fotografitë nga shërbimi fotografik i L’Osservatore Romano, e në këtë mënyrë do të mund të tregojmë ato aspekte të afërsisë dhe përfshirjes se Papa Franceskut në jetën e përditshme.” Prania në mediat sociale e Papës është dicka interesante po të marrim në konsideratë faktin se Kisha Katolike historikisht tradicionale, drejtohet tashmë në një Papë 79-vjeçar.
Papa Francesku thuhet se vendosi të zgjerojë praninë e tij në mediat sociale pas takimit që pati muajin e kaluar në Vatikan me CEO-n e Instagram, Kevin Systrom.