Papa Françesku e ka pranuar se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat.
Me gjithë vështirësinë për të pohuar këto gjëra të tmerrshme, ai tha se ka pasur raste kur murgeshat janë mbajtur si skllave seksuale.
Teksa komentonte për të parën herë këtë fenomen, gjatë takimit me gazetarë në Lindjen e Mesme, ai tha se paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua të mbyllte një kongregacion të tërë me murgesha që u abuzuan nga priftërinjtë.
“Papa Benedikti kishte guximin të shpërndante një kongregacion femrash, sepse skllavëria e grave kishte hyrë në të. Skllavëria deri në pikën e skllavërisë seksuale, nga ana e klerikëve apo themeluesve”, tha Papa.