Pandemia goditi ekonominë, në cilat sektorë vërehet më shumë mungesa e fuqisë punëtore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemia goditi ekonominë, në cilat sektorë vërehet më shumë mungesa e fuqisë punëtore

08:25 | 12/07/2022
në Uncategorized
0

Rënia ekonomike në kohën e pandemisë Corona ka dëmtuar në mënyrë masive shumë sektorë të ekonomisë gjermane, që ka rezultuar edhe me largimin e shumë njerëzve nga puna. Kamarierët e dikurshëm tani kanë gjetur punë në ndonjë supermarket, punojnë si postierë apo bartës paketash ose në logjistikë. Këto të dhëna konfirmohen në një studim të bërë nga Instituti IW në Këln, të publikuar ditën e hënë. Gjatë kohës së mbylljeve dhe izolimeve, shumë punonjës i kanë kthyer shpinën edhe turizmit. Në vitin 2020, rreth 216.000 njerëz kanë kërkuar një punë më të sigurt gjatë pandemisë.

Tregtia me pakicë është dëshmuar si një fushë ku kanë gjetur punë shumë punonjës që kanë ikur nga fusha të tjera si hoteleria apo turizmi. Pothuajse 35.000 punonjës të laguar nga gastronomia kanë gjetur një punë të re në shitje, për shembull, si arkëtarë. Ajo që fillimisht ishte menduar si një zgjidhje e përkohshme në shumë raste është shndërruar në një opsion të përhershëm – ndër të tjera ndoshta edhe për shkak të orarit të punës më miqësor për familjet. Rrjetet e dyqaneve Aldi dhe Lidl e kanë nxitur këtë trend me ofertat fitimprurëse. Prej muajsh ata kanë reklamuar oferta me paga fillestare prej të paktën 14 euro për një orë – që është shumë më e lartë sesa paga minimale e ardhshme prej 12 euro, sa do të jetë në tetor, të paktën për të rinjtë.

Kush ndërron vendet e punës?

Read more

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndë rron jetë 29-vjeçari (Emri) –

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania” –

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

Sipas studimit, rreth 27.000 njerëz kanë kaluar nga gastronomia në industrinë e transportit dhe logjistikës. Pothuajse i njëjti numër ka kaluar edhe në menaxhimin e korporatave, për shembull si sekretarë. Sipas studimit, megjithatë, nuk janë vetëm punëtorët që punojnë me pagesa minimale ata që largohen nga punët në hotelieri. Sipas studimit, nga qershori 2020 deri në qershor 2021 janë larguar nga këto punë rreth 60.000 punonjës – një rënie prej 10,3 për qind. “Në asnjë fushë tjetër profesionale rënia nuk është kaq e lartë”, analizojnë autoret, Anika Jansen dhe Paula Risius. Në këto fusha vërehet më së shumti ikja e punëtorëve. Madje edhe bizneset shumë të preferuara dikur në këtë fushë po detyrohen të mbyllen ose të marrin ditë shtesë pushimi, thotë Thomas Geppert, Drejtor i Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve në Bavari.

Kur perspektivat e punës ishin shumë më të errëta, njerëzit u riorientuan dhe gjetën vende të tjera pune. “Gjatë krizës Corona, siguria mund të jetë bërë edhe më e rëndësishme për shumë njerëz”, thotë autorja e studimit Paula Risius. Por një rol edhe më të madh kanë luajtur faktorët e ashtuquajtur më të butë, si orari fiks i punës, i cili mund të kombinohet më lehtë me jetën private. Kompanitë që kërkojnë punëtorë duhet të bëhen më tërheqëse – d.m.th. të përmirësojnë përputhshmërinë e punës me turne dhe familjes.

“Megjithatë, kjo nuk do ta zgjidhë në tërësi problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar”, tha Risius. Politikanët duhet të promovojnë më mirë imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Hoteleria dhe aeroportet janë aktualisht sektorë, ku po kërkohen më së shumti punëtorë, pas heqjes së masave të pandemisë Corona. Përfaqësuesit dhe lobuesit e këtyre fushave po kërkojnë edhe lehtësimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jo anëtare të BE-së. Problemet e mëdha me mungesën e fuqisë punëtore po shihen këto ditë në veçanti në aeroportet gjermane, ku ka pritje të gjata, vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve. /DW

Etiketa: PandemiaPunesimi

Të Lidhura

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

nga 27
09:15 | 13/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një i ri ka humbur...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndë rron jetë 29-vjeçari (Emri) –

nga 27
09:07 | 13/05/2026
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të së martës, në zonën e Katundit...

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania” –

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania” –

nga 27
08:31 | 13/05/2026
0

Futbolli shqiptar do të përjetojë sot një tjetër mbrëmje të madhe, teksa Dinamo City dhe Egnatia do të zbresin në...

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

nga 27
08:23 | 13/05/2026
0

Gazetari i njohur investigativ italian i ‘Domani’, Nello Trocchia, ka rrëfyer detaje mbi kërcënimet që çuan në vendosjen e tij...

Para
E rëndë! Vetëmbytet 28-vjeçari në Dibër

E rëndë! Vetëmbytet 28-vjeçari në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

09:15 | 13/05/2026
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndë rron jetë 29-vjeçari (Emri) –

09:07 | 13/05/2026
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania” –

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania” –

08:31 | 13/05/2026
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

08:23 | 13/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:05 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –
  • Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndë rron jetë 29-vjeçari (Emri) –
  • Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania” –
  • “Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –
  • Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshaj Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –
  • Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndë rron jetë 29-vjeçari (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com