Kryeministri britanik, 76 mijë stërlina tatim mbi të ardhurat
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka paguar pothuajse 76,000 sterlina tatim në të ardhurat prej më shumë se 200,000 sterlinash më 2014-2015. Cameron i ka publikuar informacionet për pagesat e tatimeve, pasi pwrfshirjes sw familjes sw tij nw skandalin financiar “Panama Papers. Nw letrat e dala nga një firmë ligjore në Panama, janë zbuluar se dhjetëra figura globale kanë të fshehura shuma të mëdha parash jashtë vendeve të tyre. Aty përmendet edhe babai i kryeministrit britanik.
Cameron ka pranuar se ai ka pasur aksione në pasurinë e babait të tij jashtë vendit, porse më vonë i ka shitur ato. Ai i ka publikuar në detaje informacionet për kthimin tatimor, duke thënë se do që të jetë “krejtësisht i hapur dhe transparent” për çështjet e tij financiare. Në Londër ka pasur protesta për dorëheqjen e Cameronit.